Zhurma misterioze tronditin qytetet amerikane dhe asnjë nuk e di shkakun…as NASA! ( VIDEO)

Zhurmat trondisin NASA, ja çfarë ka ndodhur në SHBA!

Një zhurmë e fuqishme u dëgjua në pjesën më të madhe të shtetit amerikan të Alabamas. Kjo ndodhi rreth orës 1:39 të mëngjesit. Zhurma ishte aq e fuqishme sa shokoi kështu të gjithë banorët.

Shërbimi Kombëtar i Motit hodhi fillimisht hipoteza se zhurma mund të kishte ardhur nga një avion supersonik ose një meteor.

Ndërkohë, kreu i Zyrës së Mjedisit Meteorologjik të NASA-s në, Bill Cooke, ka hedhur poshtë dyshimet edhe mbi tërmetet. Ky pohim ka habitur gazetarët. Të dhënat sizmike gjithashtu sugjerojnë se nuk ka pasur as edhe një lëkundje në atë orë.

Pavarësisht teorive të shumta, vetë eksperti i NASA -s ka dyshime për origjinën e këtyre zhurmave.

Duke folur për “ABC News”,  Cooke tha se këto zhurma mund të jenë shkaktuar nga një avion supersonik. Gjithashtu edhe nga një shpërthim në tokë, apo një meteor që shpërthen në atmosferë.

Vetëm këtë vit, zhurma të tilla të ngjashme janë raportuar të paktën 64 herë, në vende të ndryshme të botës, përfshirë Michigan, Lapland, St Ives, Swansea dhe Yorkshire.

Një zhurmë e tillë e fortë është regjistruar në Idaho më 15 nëntor, më 10 tetor në Cairns, më 11 maj në Abergavenny etj.

Në disa raste ekspertët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për meteorë që shpërthejnë e në disa raste të tjera për avionë supersonikë të ushtrisë amerikane. Por pjesa më e madhe mbeten mister.

www.lajm-shqip.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *