Rama: Poeti i tastierës, që la pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima…

Reagimeve pë vdekjen e kompozitorit të njohur, Aleksandër Lalo u është bashkuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili i dedikon Lalos një status të veçantë ku shkruan:

“Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima. 
U prehtë në paqe”.

 Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Lalo kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973.

I diplomuar në Akademine e Arteve, dihet se puna e tij më voluminoze ka qene krijimi i disa prej kolonave zanore me te njohura të filmave shqiptarë  dhe kompozime per festivale duke perfshire ate te 11-te.

Ai është një nga kompozitorët më të dashur i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në kinematografinë tonë.

Më poshtë gjendet lista me filmat e kompozuar nga Aleksandër Lalo:

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)

Veç të tjerash, Lalo do të mbahet mend gjatë edhe për natyrën e tij antikonformiste dhe shpirtin rebel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *