Shqipëria ndodhet në një moment kryesor të zhvillimit të saj ekonomik, të zgjerimit të tregut të saj të brendshëm dhe hapjen ndaj alternativave të reja zhvilluese dhe integruese.E ndodhur në mesin e kryqëzimeve gjeografike të favorshme dhe me kushte klimaterike të volitshme ,ku rrezatimi diellor është për tu pasur zili,Shqipëria ofron të gjitha mundësitë dhe parametrat e nevojshëm ,për prodhimin e energjisë së rinovueshme.Ashtu si në çdo vend tjetër edhe në Shqipëri ky burim energjie është në hapat e parë dhe i lidhur ngushtë me qasjen racionale dhe politikat objektive që shteti ndjek ndaj kësaj forme të re të prodhimit të energjisë së rinovueshme.
ECOENERGJIA, në këtë bum të ri konkurence dhe hapje ndaj kushteve të reja që ofron tregu shqipëtar ,përfaqëson një model teknologjik,të ndryshëm ,nga konkurrentët e tjerë në treg ,e lidhur kjo ngushtësisht dhe qartësisht me vizionin ,qëllimet dhe objektivat e drejtuesve të saj.
Cilësia që na diferencon
Produktet e ofruara nga kompania Ecoenergjia janë të një cilësie të lartë.Panelet diellore dhe parqet fotovoltaike nuk shërbejnë vetëm në mbulimin e nevojave familiare apo një biznesi por konsiderohen e ardhmja e ndriçuar e një komuniteti.Në kushtet kur njerëzit enden rrugeve të dëshpërmit me fatura të larta dhe kosto të mëdha të energjisë elektrike,synimi ynë është ofrimi i një alternative të re efektive, të një ndricimi të ri me produketet e Ecoenergjisë.
Produket e Ecoenergjisë, me një garanci nga 20 deri në 25 vite ,synojnë të sjellin një model të ri të prodhimit të energjisë në vend.Qëllimi i tyre është të transformojnë kapacitetet zhvilluese dhe prodhuese në vend.
Falë bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik ndërkombëtar dhe lider në tregun Europian si në: Greqi, Gjermani, Qipro, Rumani, etj të cilët konsiderohen si baza furnizuese dhe prodhuese e energjisë diellore në Europë, ne vijmë përpara tregut dhe konsumatorit shqiptar të pajisur me eksperiencën e nevojshme, produket më konkurruese në treg dhe me cilësinë prodhuese të energjisë diellore që na diferencon nga të tjerët.Për ne konsumatori është prioritar dhe ne jemi këtu të gatshëm për të përmbushur nevojat e tij.Ecoenergjia konsiderohet kompania për të cilën ka sot më shumë nevojë se kurrë tregu shqipëtar.
Ndërtimi i Centraleve dhe parqeve fotovoltaik
Ndërtimi i parqeve fotovoltaik paraqet një investim me rëndësi themelore për vendin tonë.Ky investim serioz prej miliona eurosh, synon që të reduktoj kostot në familjet e shqipëtarëve dhe të sjell një burim energjie të rinovueshme dhe të sigurt.Por jo vetëm kaq, të dashur miq.Ndërtimi i parqeve fotovoltaike konsiderohet gjithashtu një interes jetik edhe për sektorin shtetëror.Si një nevojë e kohës ,parqet fotovoltaike fare mirë mirë mund të shërbejnë si plotësues i rezervave hidrike ,pse jo edhe si zvendësues në prodhimin e energjisë elektrike në të ardhmen e afërt.Një sektor tjetër interesant ku parqet fotovoltaike mund të luajnë një rol krocial është edhe ai i agro-turizmit.Pra,panelet fotovoltaike mund të zëvendësojnë kaldajat dhe sistemet e tjera kaloriferike në ngrohjen e serave.Kjo sjell për pasojë më tepër siguri në rritjen e shëndetshme të bimëve duke ndikuar në rendimentin e tyre prodhues
Ecoenergjia ka në fokusin e saj ndërtimin e parqeve fotovoltaike me kapacitet 50kë në disa zona strategjike, duke shfrytëzuar eksperiencën mbi 10 vjecare të partnerëve në rajon dhe duke ofruar një garanci mirëmbajtjeje të rrjetit për 25 vite.Këto panele montohen në tokë, mbi biznese a qëndra të banuara dhe në akse nacionale (tracker) Ne synojmë ta transformojmë këtë kompani vizionare në një model suksesi ekonomik dhe inovacioni në tregun shqipëtar.Zerimi i faturës së energjisë elektrike është vetëm fillimi i misionit tonë pasi synimi është mbulimi i plotë i nevojave të konsumatorit dhe biznesit shqiptar.
Me synim nga e Ardhmja
Dy presidentët e Ecoenergia, z.Iuanis Titaki dhe Rako Paja qysh prej vitit 2007 synojnë që këtë kompani ta shndërrojnë në një gjigand të energjisë së rinovueshme në vend.Jo vetëm strategjitë zhvillimore të kësaj kompanie por edhe roli dhe misioni i saj kanë për objekt ecjen me hapa galopant në ndërtimin e Shqipërisë e së Nesërmes, duke prekur progresin pa cënuar vlerat ekologjike dhe mjedisore.Një nga projektet madhore që kjo kompani synon të implementoj së fundmi është edhe ndërtimi i një centrali fotovoltaik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.Ky projekt-pilot i suportuar edhe nga qeveria shqiptare është një gur-themeli jo vetëm për mbarëvajtjen e kompanisë por edhe për shtrirjen e rrjetit të linjave eko-energjitike në të ardhmen.Në fizionominë tonë qëndrojnë idetë dhe projektet për ta parë këtë vend të bekuar dhe ndricuar me dritë ,si prodhuesin parësor të energjisë së rinovueshme.