Imazhet e para, hyrja e bunkerit antiatomik tek Ministria e Brendshme

FB_IMG_1454181150589Dalin imazhet e para të bunkerit antiatomik pranë Ministrisë së brendshme. Ka qenë arkitekti Artan Shkreli që i ka bërë ato publike bashkë me shënim: Shkallarja që, nga hyrja në trajtë bunkeri, shpie poshtë në strehimin antiatomik (nën sheshin e ministrive).
E gjithë gjurma e dhunës së ushtruar së fundmi mbi strukturën e brishtë prej betoni do të ruhet sa të jetë e mundur”.

Bunkeri i ndërtuar në vitet 1980 ishte menduar si strehim për punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Rreth 30 janë “dhomat” e tij. Ai po i nënshtrohet punimeve dhe më pas do të hapet për publikun. Hyrja e tij do të jetë bunkeri që u dogj gjatë protestave të opozitës më 8 dhjetor  2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *