Tezgjahu, tradita shekullore shqiptare që bën për vete të huajt

Megjithëse nuk mund të dihet saktësisht një datë kur zë fill mjeshtëria e endjes në tezgjah në Shqipëri, padyshim që është një traditë e ruajtur dhe e trashëguar brez pas brezi.

Tezgjahu, një pajisje artizanale prej druri gjendej pothuajse në çdo shtëpi të të gjitha zonave të vendit, si Vlora, Gjirokastra, Fieri, Berati, Kruja, Lezha, Tropoja, Kukësi, etj.

Një traditë e lashtë e vajzave dhe grave që endnin prodhime për nevojat e familjes dhe të të afërmve të tyre.
Një vend të rëndësishëm në punimet me tezgjah zënë qilimat, sixhadet, por edhe veshjet popullore, të punuara me një larmi ngjyrash dhe modelesh.

Me anë të disa pajisjeve të thjeshta, kallama, shkopinj, dërrasa, tuba e litarë mund të realizohen prodhime të veçanta, të bukura dhe të larmishme që konkurrojnë edhe markat më të famshme.

Vitet e fundit punimet e tezgjahut përveç artikujve me motive popullore, po përdoren edhe si një gërshetim i tradicionales me modernen.

Kjo traditë që breza më parë filloi për mbijetesë, vazhdoi si zejtari, tashmë është kthyer në një art të mirëfilltë. Përveç kërkesave brenda vitit, punimet në tezgjah kanë sjellë edhe wordpress interesimin e të huajve, të cilët nuk largohen nga vendi pa marrë me vete si kujtim një punim me tezgjah.

Për të parë sesi gratë shqiptare punojnë në tezgjah, Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe personeli i Ambasadës kanë vizituar një familje në një fshat të Lezhës, ku kanë parë nga afër mjeshtërinë e endjes në tezgjah.

Ambasada Amerikane ka postuar disa foto ku ambasadori Lu shikon Taze Lazrin duke punuar në tezgjah. /ATSH

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *