Konfuci ishte një politikan, mësues, botues, filozof kinez i cili jetoi në vitet 500-400 p.e.s. Mendimet dhe mësimet e tij influencuan mjaft individë në të kaluarën, vazhdon ta bëjë këtë edhe sot e do vazhdojë dhe në brezat e ardhshëm.
Ja disa shprehje për ndërgjegjësimin nga Konfuci, që jo vetëm e kanë ruajtur vlerën me kalimin e shekujve, por edhe kanë fituar gjithmonë e më shumë peshë.
- Urtësinë mund ta mësojmë me tre mënyra: Së pari, përmes reflektimit, që është më fisnikja; së dyti përmes imitimit, që është më e kollajta; dhe së treti përmes eksperiencës, që është më e hidhura.
- Vullneti për të fituar, dëshira për të patur sukses, nevoja për të arritur potencialin e plotë… këto janë tre çelësat që do të hapin derën drejt përsosmërisë personale.
- Kudo ku shkon, shko me zemër.
- Zgjidh një punë që e dashuron, dhe nuk do të të duhet të punosh as edhe një ditë në jetë.
- Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo të gjithë e shohin.
- Eshtë e kollajtë të urresh dhe e vështirë të duash. Kështu funksionon e gjithë skema e gjërave. Të gjithë gjërat e mira janë të vështira të arrihen; dhe gjërat e këqia kapen kollaj.
- Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.
- Lavdia jonë më e madhe qëndron jo në të mos rrëzuarit, por në të ngriturit sa herë që rrëzohemi.
- Atij që i di të gjithë përgjigjet, me siguri nuk i janë bërë të gjithë pyetjet.
- Unë dëgjoj dhe harroj. Unë shoh dhe kujtoj. Unë bëj dhe kuptoj.
- Nëse bën një gabim dhe nuk e korrigjon, ky po që quhet gabim.
- Nëse ajo që do të thuash nuk është më mirë se heshtja, atëherë mbaje gojën mbyllur.
- Dituria e vërtetë është të dish madhësinë e injorancës tënde.
- Jeta është vërtetë e lehtë, por ne këmbëngulim që ta ndërlikojmë.
- Mbaj besnikërinë dhe sinqeritetin si parimet kryesore.
- Suksesi varet nga përgatitja e mëparshme, dhe pa këtë përgatitje, e sigurtë që do të vijë dështimi.
- Ai që lëviz malin, e fillon duke hequr guralecë të vegjël.
- Kur është e qartë se objektivat nuk mund të arrihen, mos ndrysho objektivat, por hapat që ndërmerr për t’i arritur.
- Lëndimet harroji, por mirësinë mos e harro kurrë.
- Njerëzit më argëtues janë njerëzit më të trishtë.
- Studio të kaluarën, nëse do të përcaktosh të ardhmen.
- Në një vend të qeverisur mirë, duhet të kesh turp nga varfëria. Në një vend të qeverisur keq, duhet të kesh turp nga pasuria.
- Përpara se t’i hysh rrugës së hakmarrjes, hap dy varre.
- Njeriu superior është i stresuar prej limiteve të aftësive të tij; ai nuk stresohet nga fakti që njerëzit nuk ia shohin aftësinë që ai ka.
- Të shohësh çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh, kjo është poshtërsia më e madhe.
- Nuk është asgjë të të tregojnë se e ke gabim, nëse nuk vazhdon që ta kujtosh vazhdimisht.
- Të dish atë që di dhe atë që nuk di, kjo është dija e vërtetë.
- Respekto veten, dhe të tjerët do të të respektojnë.
- Nëse mendon për një vit, mbill një farë; nëse mendon për dhjetë vjet, mbill pemë; nëse mendon për 100 vjet, mëso njerëzit.
- Heshtja është një mik i mirë, që nuk të tradhëton ansjëherë.
- Koha rrjedh si uji në lumë.
- Më mirë një diamant që ka një të metë, se sa një guralec që nuk ka asnjë.
- Nuk mundesh që të hapësh një libër dhe të mos mësosh diçka.
- Arsimi ushqen vetëbesimin. Vetëbesimi ushqen shpresën. Shpresa ushqen paqen.
- Mos u bëj të tjerëve, atë që nuk do të ta bëjnë ty.
- Sulmo të keqen që është brenda teje, në vend që të sulmosh të keqen që kanë të tjerët.
- Eshtë turp të jesh i pasur dhe i nderuar në një shoqëri të padrejtë.
- Atë që kërkon njeriu i madh e ka brenda vetes; atë që do, njeriu i vogël e kërkon tek të tjerët.
- Eshtë më e turpshme të mos u besojmë miqve tanë, se sa të mashtrohemi prej tyre.
- Kur sheh një njeri të mirë, mendo që të bëhesh si ai/ajo. Kur sheh dikë jo dhe aq të mirë, reflekto për pikat e tua të dobëta.
- Njeriu i madh mendon gjithmonë për virtytin. Njeriu i vogël mendon gjithmonë për rehatinë.
- Ai që bën një pyetje është budalla për një minutë. Ai që nuk e bën pyetjen, është budalla për gjithë jetën.
- Mos u anko për dëborën në çatinë e fqinjit, kur pragu yt është i mbushur plot.
- Muzika prodhon një kënaqësi, pa të cilën natyra njerëzore nuk do të bënte dot.
- Kur rritet zemërimi, mendo për pasojat.
- Njeriu i mençur nuk ka kurrë dy mendje; njeriu dashamirës nuk shqetësohet kurrë; njeriu kurajoz nuk ka frikë kurrë.
- Konsiderata dhe respekti për të tjerët është baza e një jete të mirë, shoqërie të mirë.
- Guri i çmuar nuk pastrohet pa e fërkuar fort. Edhe njeriu nuk përsoset pa vështirësi.
- Sa më shumë që njeriu mediton për gjëra të mira, aq më e mirë do të jetë bota e tij, por edhe bota në përgjithësi.
- Jepi një njeriu një tas oriz, dhe do ta ushqesh për një ditë. Mësoji si të rrisë vetë oriz, dhe do t’i shpëtosh jetën.
- Gjëja më e vështirë nga të gjitha është që të gjesh një mace të zezë në një dhomë të errët, sidomos kur nuk ka fare mace.
- Ai që mëson por nuk mendon, është i humbur! Ai që mendon por nuk mëson, është në rrezik të madh! /lifehack.com