Ai është një emër i njohur për publikun shqiptar. balerin I parë i TKOB-së Ervis Nallbani, numëron dhjetra role në baletet më prestigjoze botërore të vëna ne skenën shqiptare dhe atë të huaj.Ka qenë pjesë e trupës së baletit në televizione (Tv Klan, Top Channel & Vizion Plus), por nuk kanë munguar dhe eksperiencat e tij në vende të tjera të Europës. I cilësuar si një balerin lirik dhe karakteri, 36- vjeçari Nallbani ka ditur fort mirë të kalojë të gjitha etapat e tij që nga diplomimi në Shkollën e Baletit duke vijuar më tej në Akademinë e Arteve ku u specializua KOREOGRAF në degën e “Artit Skenik” Prej vitit 2000 ai është pjesë e pandarë e magjisë së TKOB-së duke “rrëmbyer” rolet kryesore e duke i dhënë secilit personazh hijen, frymën po aq sa dhe forcën e tij si në lëvizje dhe ndjenjë. Prej kësaj këmbënguljeje dhe shpirti artistik, Ervisi fiton në vitin 2002 një kontratë pune në Kompaninë “Les Ballets Persans” në Stockholm, Suedi ku dhe performon në baletin “Babek” në rolin e parë gjithashtu edhe në Baletin “Seven Beauties Divine Banquet”. Atje Visi do të merrte të gjithë eksperiencën e duhur dhe i pajisur me këtë armatë dijesh ai do të rikthehej në Tiranë për të vazhduar punën e tij në TKOB. Përgjatë kësaj periudhe ai performon në disa balete si: “Lumi i Vdekur” në rolin e oficerit, me libret dhe koreografi nga Agron Aliaj, “Bukuroshja e fjetur” në rolin e 4 Princërve, “Hirushja” në rolin e mësuesit dhe shokët e Princit, “Halili & Hajria” në rolin e Sokolit” apo “Gjergj Elez Alia” në rolin e vëllait. Në vitin 2005, Nallbani përzgjidhet nga Maestro Agron Aliaj dhe Liljana Gvozdenovic në baletin “Bayadera” në 2 role, atë të Skllavit dhe Idolit. Vit pas viti, karriera e tij mori nuanca të plota përmes interpretimeve në role si: në 2006-n në baletin “Sheherezade” në rolin e Hanit, baleti “Migjeniana” në rolin e (I Riu), 2007-n Baleti “Delina” në rolin e Djallit, 2008-n në baletin “I dashur Mozart” me koreografi të Tony Candeloro. Në po të njëjtin vit merr pjesë në mbrëmjen Ndërkombëtare të Mjeshtrave të Baletit me koreografi të Tony Candeloros, 2009-n Baleti “Rrugëtim”, “Paganini” & ”Lulet e Kujtimit” duke vazhduar më tej në 2010-n në baletin “Carmen” me koreografi të Fredy Franzutti, i përzgjedhur në rolin kryesor “Jose”. Krahas roleve në teatër, Ervis Nallbani do të shndërrohej në një imazh shumë popullor duke u shfaqur si pjesë e televizioneve më të ndjekura në Shqipëri në programe me audiencë absolute në prime time. Gjatë viteve 2000-2004 ka qenë pjesë e trupës së baletit në TV Klan ne emisionet (Porta e fatit),(Nete Vere)etj, me koreograf Albi Nako, më pas ne vitet 2005-2009 bëhet pjesë e Trupës së Baletit Top Channel ne emisionet (Portokalli),(E Djella)etj, me koreografë Ola & Ezdalin Gorani dhe më tej nga viti 2010-2014, Nallbani u bë pjesë e “Centrum Production” si koreograf dhe balerin ne emisionin “Histori Dashurie” drejtuar nga Ermira Causholli. Musicals, një zhanër kaq i preferuar dhe i dëshiruar nga balerinët në botë erdhi si një dhuratë në karrierën e tij. Falë bashkëpunimit me kompaninë “Theatre International” Nallbani u bë pjesë e shfaqjeve në: “10 komandamentet”, “Katedralja e Parisit”, “Romeo & Juliet”, “Moulin Rouge”. Spektaklet televizive nuk u lanë pas dorë nga Ervisi. Ai mori pjesë në 4 edicione të një prej patentave më të suksesshme televizive ku si bazë ishte kërcimi, në “Dancing with the Stars Albania” me producente Holta Dulaku. Viti 2011 do të ishte shumë fatsjellës për balerinin simpatik. Koreografi i mirënjohur, Tony Candeloro e përzgjedh atë në rolin e Krishtit në baletin “Caravaggio”. Në po të njëjtin vit, baleti “Zhizel” rikthehet në skenën e TKOB-së dhe performon në rolin kryesor “Albert”me koreografi te Marius Petipa dhe rivene nga mjeshtri Agron Aliaj, vijoi me baletin “Romeo & Zhuljeta”me koreografi nga Peter Lukanov ku interpreton Romeon, role që i sollën dhe nomimin për Çmimet Kult si “Balerini i Vitit”. Një vit më vonë, në 2012-n, ai interpreton rolin e pare në baletin “Mandarini i Mrekullueshëm” me koreografi te David-Miklos Kerenyi si dhe vepra të tjera në kuadër të 100 -vjetorit të Pavarësisë. Në nëntor të vitit 2013, Ervisi largohet drejt Italisë ku punon me Kompaninë “Balletto del Sud” kompani e drejtuar nga Fredy Franzutti.Po në këtë vit ai realizon një shfaqje me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Agron Aliajt, “Agroniada”, interpreton “Plaga e 10-të e Gjergj Elez Alisë”, “Pas de deux”- “Arrëthyes” Me trupen e baletit në Nepi, Itali fitoi çmimin “Arrëthyesi i Artë”, duke vijuar me baletin “Historia e një kënge” në rolin e profesorit me koreografi të Enada Hoxhas dhe në baletin“La Traviata” duke pasur rolin kryesor si Alfredo. Talenti, puna dhe serioziteti i Ervis Nallbanit do ta shpërblenin atë dhe në vitet që pasuan. Në vitin 2014 ai merr pjesë në baletin “Balloja e Diplomës” në rolin e Kadetit të I vazhdoi në baletin “Risveglio dell`umanita” me koreografi të Mariuel Stefanescu në rolin e “Lufta”, në vitin 2015 me tre balete të tjera si “Carmina Burana”, balet nga Yori Vamos në rolin kryesor të djalit, “La Sylphide” zgjidhet nga koreografi i mirenjohur dhe Ilir Kerni për rolin e parë James Ruben & La Stravaganza”, balet nga Angelin Prelocaj. “Liqeni i Mjellmave” i vendosur në Pallatin e Kongreseve do vendoste Ervisin në rolin kryesor të Siegfried për të vazhduar me baletin “Arrëthyesi” në 2 role “Arrëthyesi dhe Princi”. Po në këtë vit ai nomihohet sërish nga Akademia Kult si “Balerini i Vitit”. Viti 2017 e gjen atë të aktivizuar në shfaqjen “Peshkatari i Perlave” me regji dhe interpretim të Inva Mulës.