Edhe vetë Oscar Wilde do ta miratonte. Njw portal online kushtuar librave “bookstr.com” njofton se një lokal i tërë i është kushtuar Oscar Wilde në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Bari i kushtohet figurës letrare që sfidoi normat kulturore që kufizonin seksualitetin, të njëjtës figurë që na ofroi disa nga veprat më të mira të letërsisë. Bari “Oscar Wilde”, është një bar në stilin viktorian që mirëpret klientët me dekor (dhe pije) që sjellin glamour-in e cilësinë më te mirë të epokës viktoriane për një audiencë moderne.
Nga një oxhak francez te orët antike, të gjitha të vendosura në kohën e vdekjes së Oscar Wilde, ky bar i veçantë mund t’i bëjë të dashuruarit pas letërsisë të ndjehen sikur janë futur në një nga romanet e Oscar Wilde. Ndërsa koleksionet e jashtëzakonshme do të rrëmbejnë vëmendjen e gjithkujt, pijet alkoolike do t’i bëjnë për vete. Duke u bërë bari më i gjatë në New York City, bari shërben më shumë 200 pije, 32 lloje birrash dhe kokteile me nënshkrimin “50 Shades of Dorian Grey”.