Një narcist si Roland Saro…

Në fakt nuk i referohemi Roland Saros si individ, por si aktor në pseudoperformancën e tij “Narcist” e cila pas sprovës në Teatrin e Kukullave në Pogradec, vjen në dy fundjava në TKEKS, përkatësisht në datat 9,10 dhe 16,17 Shtator 2017.
Për herë të parë Saro, ka analizuar 7 autorë si Viktor Hygo, Roberto Benigni, Çarli Çaplin, Lasgush Poradeci, Mitrush kuteli, Rudyard Kipling, Osho duke marrë prej tyre tharmin e për ta bërë njësh në interpretimin e tij. I shoqëruar me kitarë nga Franc Korumi dhe me konsulentin e regjisë & dramaturgjisë së kësaj vepre Drini Ajdinlli, Rolandi mishëron disa prej figurave më të rëndësishme të artit dhe historisë botërore.
Këtë, ai, personazhi, nuk e bën thjesht për t’i jetësuar këto figura, por për të përcjellë mesazhin e tyre sublim, human, teksa kjo përcjellje realizohet nëpërmjet interpretimit aktorial pikërisht, të materialeve apo krijimeve të tyre gjeniale. Kështu, psh, kur personazhi përdor maskën e Viktor Hygoit ai interpreton një material të shkruar nga Viktor Hygo.
Vepra pritet të ngjallë një interes të jashtëzakonshëm dhe të krijojë një trend të ri të të bërit teatër në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *