Akademia e të rinjve të Shqipërisë bën prezantimin e parë ndërkombëtar!
Në takimin vjetor të AE-ALLEA-YAE (Academia Europaea-All European Academies-Young Academy of Europe), të mbajtur më 3-6 Shtator 2017, Akademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përmes përfaqësueses së saj Dr. Belfjore Qose, ka bërë prezantimin e saj të parë me akademitë europiane.
Prezantimi i themelimit të saj, njohja me objektivat dhe vizionin e kësaj akademie, kanë qenë në qendër të bisedimeve me presidentin, anëtarë të bordit dhe akademikë të Akademisë Europiane të të Rinjve.
Presidenti i kësaj akademie, z. Marcel Swart ka shprehur interes të veçantë për akademinë e të rinjve dhe inkurajon çdo akademik të ri nga Shqipëria të aplikojë për t’u bërë pjesë e YAE-së. Politikat e kërkimit shkencor, sipas tij, duhen mbështetur në qëndrueshmërinë e institucioneve shkencore, e më tej në zhvillimin e tyre dhe të akademikëve të rinj.
Interesin për Akademinë e të Rinjve e tregon edhe pohimi i tij për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Akademisë së të Rinjve, si dhe në konferencën e parë shkencore dedikuar posaçërisht akademikëve të rinj, që do vijojë si aktivitet shkencor pas ceremonisë.
Akademia e të Rinjve është pjesë e rrjetit të akademive kombëtare në Global Young Academy (GYA) dhe po punon për zgjerimin e kontakteve dhe të bashkëpunëtorëve të saj.
#akademiaetërinjve
http://akad.gov.al/ash/akademia-e-te-rinjve/anetaret