Këtu ka një pikturë tjetër të bukur me temë shqiptare nga piktori skocez Sër Dejvid Uillki. Quhet: “Sotiri, kryeshqiptari i Zotit Kolkhun, konsulli i përgjithshëm britanik në Bukuresht” nga tetori i vitit 1840. Ruhet në Ashmolean Museum të Oksfordit.
Dhe
Ja një pikturë të piktorit skocez, Sër Dejvid Uillki (Sir David Wilkie, 1785-1841), me titullin “Zoti Kartrajt, Konsull në Kostandinopojë, me Shqiptarin e tij” dhe u realizua në tetor të vitit 1840. Në qarqet diplomatike të Perandorisë Osmane, fjala ‘shqiptar’ kishte shpesh kuptimin ‘dragoman, përkthyes, shërbëtor, roje.’
Këto kanë qenë tekstet shoqëruese që albanologu Robert Elsie ka vënë si sqarim për dy piktura të 1800-ës.
Si rrallëherë në faqen e tij në facebook ndjekësit e kanë komentuar keq, duke e akuzuar se po mashtron me historinë dhe se shqiptarët po i nxjerr skllevër.
Prej vitesh, Elsie merret me kulturën shqiptare duke publikuar studime e dokumente mbi gjuhën, letërsinë e historinë e vendit tonë
Ja çfarë shkruan një komentues:
…po me duket ky far shkrimtari mos ka nje perfundim negative per shqiptaret?tash sherbetor na beri me von edhe ardhacak ? fjala Shqipetar d . M . Th Shqiponja vendi i Shqiponjave.
Bisedo me shum me historian shqiptar te cilen jan neutrale,e lere ndegjimet e historjanëve grek serb e turq.