SHOKË TË NJË KALVARI
Nga Ignacio Vidal-Folch
Kur Enver Hoxha vendosi ta eliminonte Mehmet Shehun (në vjeshtën e1981-shit), në një nga spastrimet periodike paranojake me të cilat kërkontetë imunizohej nga puçet e mundshme brenda pallatit dhe nga spiunazhi i të gjitha fuqive armike të botës, edhe familja e atij njeriu, gjer atëherë të pushtetshëm dhe të frikshëm (që kishte qenë shok i Hoxhës qysh nga vitet eluftës partizane kundër pushtuesve italianë), ra në fatkeqësi, sipas normëssë diktaturave të orientalizuara. Për Mehmet Shehun s’u mor vesh më asgjë. I biri, Bashkimi, hyri në burg, prej ku do të dilte pas vitesh të shumta, me shembjen e botës komuniste, i shndërruar në shkrimtar. Po çfarë shkrimtari se! Romanet e tij, të shkruara në Barcelonën ku jeton, të gjitha të shkëlqyera, janë të mbrujtura me këtopërvoja kafkiane, frymojnë atmosferën toksike që është karakteristike përtotalitarizmin e burgjeve, një botë e çuditshme, në kufijtë e marrëzisë sëkulluar, dhe shpalosen, duke u mbështetur në përvetësimin e kulturëseuropiane moderne, përmes dëshirës për të ndriçuar kuptimin e fshehtë tëpërvojës së tragjedisë dhe përmes një rrugëdaljeje inteligjente.Sapo është botuar (nga “Siruela”) Angelus Novus, titull (dhe subjekt) që ireferohet akuarelit të famshëm të Paul Klee-së, që e ka pasur njëfarë koheWalter Benjamin-i, i cili, kur u nis të ikte në Shtetet e Bashkuara dukekaluar nga Spanja, ia besoi Georges Bataille-it, pastaj u bë e Theodor Adorno-s, pastaj e Gershom Scholem-it, ndërsa tani ndodhet në muzeun e Izraelit, në Jerusalem.
Benjamin-i ka shkruar (dhe falë atij shkrimi ky akuarel është vepra më efamshme e Klee-së) se engjëlli i hutuar i kësaj tabloje është “engjëlli iHistorisë”: “Fytyrën e mban të kthyer nga e kaluara. Aty ku ne shohim njëvargëzim ngjarjesh, ai shikon një katastrofë të vetme, që grumbullongërmadha mbi gërmadha duke i hedhur te këmbët e tij. Ai do të donte vërtettë rrinte e të vonohej, t’i zgjonte të vdekurit dhe të mblidhte gjithçka tëcopëtuar. Mirëpo, ndërkaq, nga parajsa fryn shakullina e një shtrëngate qëpërplaset në flatrat e tij, aq furishëm sa ai, engjëlli, më nuk mund t’imbyllë. Kjo shakullinë shtrëngate e shtyn pandalshëm drejt një tëardhmeje, së cilës ai i ka kthyer shpinën, teksa pirgu i gërmadhave përparatij lartohet gjer në qiell. Kjo shtrëngatë është ajo që quajmë progres”.
KUPTIMI I VUAJTJES DHE I VDEKJES
Edhe Shehu është ai Angelus Novus, ai Walter Benjamin që, pasAnschluss-it, pyeste veten “nëse është i mundshëm një konceptim ikuptimshëm i vuajtjes dhe i vdekjes”. Por, nëse do të thosha që romani isapodalë është një meditim mbi jetën, veprën dhe vdekjen e parakohshmedhe tragjike të Walter Benjamin-it, lexuesi potencial ndoshta do të sprapsej,ngaqë Benjamin-i është mendimtari më i përmendur nga gjithfarëmashtruesish e snobësh intelektualë në këto tridhjetë vjetët e fundit, njëepidemi e vërtetë. Dhe do të ishte gjynah. Angelus Novus është, gjithashtu, rrëfimi i miqësisë së fortë dhe i bisedave meditative të autorit me njëbashkëvuajtës të quajtur Mark Gjoka, tek bëjnë shëtitje në oborrin e burguttë Burrelit, ashtu si grekët e lashtë në Stoa. Një jetë në robëri dhe e varfër, ethjeshtuar gjer në kockë, si të thuash, por ndoshta pikërisht për këtëpërjetohet dhe kujtohet intensivisht, njëlloj sikurse dhimbja e një plage na bën të vetëdijshëm për organin e dëmtuar. Liria dhe njohja, ndoshta, mundtë ndihen më shumë si aspiratë sesa përvojë e arritshme. Mungesa e tyreështë prania e tyre.Ky roman i shkurtër, i përpiktë, mbi miqësinë dhe njohjen (dhe mbi WalterBenjamin-in), portretizim i tre apo katër ritakimeve të Mark Gjokës, tëcilin, ashtu si mendimtarin gjerman, liria e priste (duke vështruar sahatin)në Shtetet e Bashkuara, arrin të plazmohet në mënyrë të mahnitshme dhebefasuese si monument i një të burgosuri që, pasi lirohet, bëhet mendim,duke u përpjekur të përfundojë atë punë që engjëlli, i rrëmbyer nga stuhia,me krahë të shqyer, i shtyrë drejt progresit, nuk mundi ta përfundonte.