Saimir Pirgu, nga Shqipëria komuniste tek miqësia me Pavarotin, sjell “Il Mio Canto” homazh për të

FB_IMG_1454111486623
Saimir Pirgu, nga Shqipëria komuniste tek miqësia me Pavarotin, sjell “Il Mio Canto” homazh për të
Në datën 26 shkurt, Saimir Pirgu prezanton albumin e tij “Il mio canto”. Tenori shqiptar është cilësuar si një nga interpretët më të rëndësishëm të roleve të tenorëve lirikë.

Albumi që përmbledh disa prej arieve më të mëdha të kënduara prej tij, e prezanton në kohën që ai interpreton në Royal Opera House në Londër,  Alfredon e Traviatës në datat 16 janar deri më 6 shkurt. Ai përmes albumit i bën homazh artit që i ka kushtuar karrierën, traditës së tenorit italian. Si një i mbrojtur i tenorit legjendar Luciano Pavaroti, trajnimi i Pirgut në Itali,  ka formësuar anën e tij artistike dhe repertorin qē ai ka kënduar në teatro ndërkombëtarë. Il Mio Canto eksploron operat italiane dhe franceze që tenorëve të mëdhenj italianë si Pavaroti. Ky album i ri tregon njē punë të madhe në traditat dhe praktikat e repertorit të tenorit ndërsa sjell te secila arie karakteristikat e tija individuale.
I lindur në Shqipërinë komuniste, Pirgu studioi për violinë deri në moshën 16 vjeçare, kur një mësues i sugjeroi të këndonte, gjë që do i ndryshonte jetën.
Më pas ai studioi në Itali ku e zbuloi Pavaroti që u bë mësuesi dhe mentori i tij.
Në moshën 22 vjeçare doli ne skenën ndêrkombëtare kur Claudio Abbado e zbuloi dhe e mori të këndonte Ferrandon në Così Fan Tutte në Salzburg Festival. Më pas këndoi në La Traviata me Natalie Dessay dhe u ftua nga Plácido Domingo të këndonte nën regjinë e Woody Allen operan Gianni Schicchi në Los Angeles. Prej atëherë ka kënduar në tërë botën dhe punon shpesh me emra të mëdhenj si Riccardo Muti e Mariss Jansons.
Dalja e albumit ndiqet nga një tur i gjerë në Firence, Moskë, Vienë, Berlin, Paris, Tokio dhe New York.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *