Tri raste në Shkodër/ “Balena blu- një thirrje për prindërit”

Nga Dom Artur Jaku*

Prej disa ditësh, opinioni publik, edhe në Shqipëri është i shqetësuar nga përhapja alarmante e një loje të rrezikshme online që quhet “Balena Blu”.
Është një lojë vetvrasëse.
Loja gjurmon fëmijë të moshave të vogla dhe adoleshentë përmes internetit megjithëse akoma është e paqartë se si përzgjidhen dhe kontaktohen fëmijët që u kërkohet të luajnë këtë lojë, si një lloj sfide a konkursi, hapi final i së cilës është vetëvrasja.
I shtyjnë të hidhen nga lartësitë, duke u thënë se kështu do ta fitojnë sfidën.

Loja ka 50 nivele.
Në secilin nivel, çdo ditë “kuratorët”- drejtuesit e lojës u kërkojnë fëmijëve të bëjnë gjëra të ndryshme- nga braktisja e orëve të mësimit, të sherri me prindërit e familjarët, deri tek dalja nga shtëpia pas mensate, qëndrimi pa ushqim e pije. Prindër, jini të vëmendshëm në reagimet e fëmijës, sjelljen e tyre, ndryshimin e sjelljes dhe humorin, qoftë edhe nervozizmin e pajustifikuar të tyre.
Nëse fëmijët refuzojne të luajnë, kërcënohen se do i bëhet keq familjes se tij.
Duhet të kemi parasysh se loja paraqitet si lojë, joshëse ndaj këtyre moshave, siç mundet me qenë loja në kompjutera, porse kjo- duke zbatuar kërkesat e drejtuesve të saj, i largon fëmijët nga prindërit dhe i bën ata më të varur prej saj.
Në Rusi kanë vdekur disa të rinj prej saj, në Shqipëri wordpress është bërë publik rasti i një vajze në Gjirokastra. Në kohën e shumë pikëpyetjeve se kush e menaxhon, kujdesi duhet me qenë parësor.
Këto ditë më janë rrëfyer tri raste edhe në Shkodër e është pikërisht kjo arsyeja pse po flas sot për Balenën Blu.

Në mënyrë të veçantë ju drejtohem prindërve gjeni mënyrën të flisni me fëmijët, pyetini a kanë dijeni për Balenën Blu, çfarë dinë për të, pyetini kush luan dhe jini të vëmendshëm.
Bota e internetit, duke qenë e pakufijshme është edhe e pakontrollueshme. Nuk e dimë se çfarë gjendet aty.

Sot në orën 18:00 rreth 70 fëmijë morën kungimin e parë, e kam këtë porosi edhe për prindërit e tyre.

*Famullitar i Katedrales së Shën Shtejfnit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *