Gjithmonë muzgu në shpirt më prek,
i vagëlluar a gjithë ngjyra qoftë,
por çka më prek më tepër
është vezullim i fundit i dëshpëruar
që mbulon si me ndryshk fushat
atë çast kur dielli bie në humnerë.
Dhëmb të ndjekësh atë dritë të mpirë dhe të ndryshme
atë zhgënjim që hapësirën nguc
në një drojtje të përgjithshme ndaj territ
kur gjithçka në çast zbehet
e na krijon një ndjesi zhgënjimi,
ashtu si na avullojnë ëndrrat
kur kuptojmë se po ëndërronim.
© shqipëroi Maksim Rakipaj-Kalendari poetik:
Më 14 qershor 1986 u nda nga jeta Jorge Luis Borges, shkrimtar, poet, eseist dhe përkthyes i njohur argjentinas