Qentë ëndërrimtarë

5259_002ok-300x198

 

 

 

 

 

Nga Roberto Bolaño

“Asokohe kisha hyrë në të njëzetat
dhe qeshë i marrë.
Kisha humbur një dhè
por kisha ngritur një ëndërr.
Ngase zotëroja at’ ëndërr,
ç’mbetej s’kishte asfare vlerë.
As punoja as lutesha
as plandosur mbi libra deri natën vonë,
rrija krah për krah me qentë ëndërrimtarë.
Ajo ëndërr prehte zbrazëtinë time në gji.
Një shtëpi druri,
në gjysmë hije,
në njërën mushkëri tropikale.
Ngaherë kthehesha në mua,
qokë i bëja ëndrrës: një shtatore e amshuar
në mendime të lëngëzuar,
një krimb i bardhë përpëlitej
si gjatë dashurisë.
Një dashuri e pakufi.
Ëndërr në një tjetër ëndërr.
Makthi më thosh: do të rritesh.
Pas do të lësh fanepsjet e dhimbjes dhe të ndërlikimit
e më s’do kujtosh.
Gjithsesi, të rriteshe asokohe do t’kish qenë fort e dënueshme.
Këtu jam, thashë, tok me qentë ëndërrimtarë,
dhe s’luaj vendit.”

Shqip nga Edon Qesari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *