Motra e Anne Frank: Pak hebrenj do kishin vdekur, nëse bota do na pranonte si refugjatë.

Motra e Anne Frank është shprehur se miliarderi Donald Trump po sillet si një Hitler i ri duke nxitur racizmin.

Eva Schloss, nëna e së cilës u martua me babin e vajzës së njohur për ditarin e saj dhe një nga viktimat më të njohura hebreje nga nazizmi, Anne Frank, foli rreth kandidatit Republikan për President të SHBA-së.
“Nëse Donald Trump do të bëhet President i ardhshëm i SHBA-së, kjo do të jetë një tragjedi e vërtetë”, tha Schlos për Newsweek.

Duke kritikuar politikën aktuale të Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë Schloss tha:”Pak njerëz do të kishin vdekur gjatë Holokaustit, nëse bota do të kishte pranuar më shumë refugjatë hebrenj”.

“Është edhe më e rëndë sot për refugjatët sirianë”, tha Schloss,- “për shkak të kulturës shumë të ndryshme të tyre”.

“Si hebrenjë europian të asimiluar familja ime u trajtua si të kishim ardhur nga Hëna”, – tha Schloos lidhur me shpërnguljen e familjes së saj në Holandë në vitin 1938.

“Isha e shokuar që nuk pranohesha nga shoqëria si njeri i zakonshëm”, tha ajo.(Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *