Veshja e një arbri fisnik dhe kapelja “albanuie”

Detajet interesante të veshjes së arbrit fisnik, janë me vlerë për ne sot, jo veç se jetojmë në një kohë uniformiteti në veshje, por edhe për të mësuar si ishim.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar e studiuesi Dorian Koçi sjell shembuj që vlen të përmenden.
“Kjo eshte veshja e nje arberi fisnik në mesjetë (majtas). Në krye i qëndron kapelja e njohur “albanuie”, që e mbanin kavalierët stratiote në Europë”, -shkruan Koçi.

Veshja, vazhdon me pelerinën dhe me veshjen e brendshme me një brez. Piktorët shqiptarë duhet t’i referohen më tepër burimeve historike dhe gravurave kur pikturojnë fisnikë arbër.

“Veshjet popullore me tirqe dhe fustanellë nuk i korrospondojnë realitetit. Fisniket arbër kishin lidhje shume të ngushta me Venedikun prej nga merrnin cohat dhe modën e veshjes”, thotë Koçi.

Ai shton se mesjeta arbërore është nga më të dokumentuarat. Nëse do na duhet ta ringjallim permes studimeve ato duhen të shtrihen nl të gjitha fushat disiplinare përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *