Përkthyesja e Onjeginit/ “Rusishtja në moshën 56-vjeçare më dha jetë të re”

 

Shkrimtarja dhe përkthyesja angleze Mary Hobson vendosi ta mësojë rusishten në moshën 56-vjeçare, u diplomua në moshën gjashtëdhjetë vjeçare dhe përfundoi doktoraturën në moshën 74-vjeçare. Tani që e flet rrjedhshëm gjuhën ruse, Hobson ka përkthyer “Eugene Onegin” dhe poezi të tjera nga Pushkin, “Woe from Wit” nga Griboyedov dhe ka fituar çmimin ‘Griboyedov’ dhe Medaljen ‘Pushkin’ për punën e saj. “Russia Beyond The Headlines” e ka vizituar në shtëpinë e saj nëLondër për ta pyetur për përvojën e saj frymëzuese.

“Bëra një operacion me këmbë dhe duhej të qëndroja në shtrat për dy javë në spital. Vajza ime, Emma, më solli një përkthim të “Luftës dhe Paqes”. “Mami, nuk do të kesh kurrë mundësi më të mirë për ta lexuar”, më tha. Nuk kisha lexuar kurrë më parë letërsi ruse. Humba në të,lexoja me aq zell sa ç’ha një i uritur. Libri nuk kishte harta të betejës së Borodinos dhe unë bëja harta duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Ishte romani më i mirë i shkruar ndonjëherë. Tolstoi krijon një botë të tërë dhe ndërsa e lexon, beson në të.
Dola nga spitali tri ditë pasi mbarova leximin dhe papritur kuptova: “Nuk e kam lexuar fare. Kam lexuar një përkthim. Unë duhet të mësoj rusishten”.
Pata një plan që ta studioja gjuhën ruse në orët e mbrëmjes, por njw mikja ime ruse më tha: “Mos e bëj, do t’jua mësoj unë”. U ulëm në kopsht dhe ajo më ndihmoi të kuptoja shkrimin cirilik. Kam qenë 56 vjeçe në këtë kohë dhe leximi i cirilikeve më dukej i lodhshëm. Nuk mund të mësoja në mbrëmje, sepse nuk do të isha në gjendje të flija natën. Gramatika ruse është interesante.
Nëse nuk do të kisha shkuar në universitet, nëse do të kisha hequr dorë nga puna dhe nuk do të mësoja rusishten, nuk mendoj se do ta kisha jetuar këtë kohë. Ajo ma mban mendjen aktive, më mban fizikisht aktive. Ndikon në gjithçka. Mësimi i gjuhës ruse më ka dhënë një jetë krejt të re. Një rreth të tërë miqsh, një mënyrë krejtësisht të re jetese. Për mua ishte, hapja më e madhe për një jetë të re.(pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *