Nga Peter Bradshaw, The Guardian
Regjisori Grant Gee paraqet një meditim për shkrimtarin turk të “Muzeut të Pafajësisë” dhe romanin e ndaluar për dashurinë që e frymëzoi atë.
Por sigurisht ata nuk janë të pafajshëm. Tërheqja e Grant Gee është një meditim ose ëndërrim për fituesin e çmimit Nobel, Orhan Pamuk dhe krijimin e tij multimedial “Muzeu i Pafajësisë”.
Romani i Pamuk i vitit 2008 me këtë titull flet për një lidhje dashurie të ndaluar në mes të viteve ’70 në Stamboll, me një burri të quajtur Kemal dhe Fusunit, një vajze shitëse, me të cilën ai ai takohet teksa blen një dhuratë për të fejuarën e tij.
Kemal në mënyrë obsesive fillon e mbledh objekte që lidhen me Fusun, me qëllim krijimin e një “muzeu pafajësise”, – dhe Pamuk në fakt hapi Muzeun e tij të Pafajësisë në Stamboll në vitin 2012.
Ndoshta asnjë film nuk mund të konkurojë tërësisht me faktin e thjeshtë në këtë roman; ekzistencën e muzeut.
Bëhet fjalë për mënyrën sesi agonia e dështimit në dashuri zhvendoset në fetishizmin e qytetit dhe ku gjithçka okulte lidhet me këtë lidhje të fshehtë dashurie.
(Kamera e Gee lëvizë nëpër rrugët e Stambollit, duke kaluar pa asnjë koment në një dyqan të quajtur “Crazy Secret”.)
Këto kujtime janë si fluturat e ngulura në një mur; në vdekjen e tyre të dlirë ato janë kthyer në “vampirisht” të gjalla dhe ndoshta kanë shkuar përtej fajit dhe pafajësisë, lumturisë dhe e kundërta e saj. ( Pasqyre.al)