Walt Whitman: Përsëri ju, o orë pikëllimi

PËRSËRI JU, ORË PIKËLLIMI…

Walt WHITMAN

Dhe një herë, përsëri ju, o orë pikëllimi, sa mirë ju njoh dhe më njihni;

Si plumb, lidhur e mbërthyer në noçkat e këmbëve sa shumë rëndoni!

Dhomë zie më bëhet dheu – sikur ja dëgjoj zënë e hakërryer, tallës,

Nga ç’je bërë, ç’je ka rëndësi, kjo fiton e përpara çan.

Klithma dëshpërimi, pa pushim., drejt meje vinë,

Fare pranë klithmën e së dashurës dëgjoj, gjithë ankth e lebeti,

Detet do të marr menjëherë, veç thuamë

Për ku të nisem thuamë, ku të shkoj më thuaj.

Dhëmbjen e madhe ta kuptoj e s’të ndihmoj dot,

Afrohem, mbaj vesh, me dëshpërim zë gojën, shikimin që përpin

e heshturazi do të dijë,

Ku të shkoj nga ky shtrat ku jam shtrirë, pa më thuaj:

Plak, i lebetitur, i pazoti – një zë vajze ta ngushëlloj më thërret;

Një zë djali: “A nuk duhet t’ja mbath shpejt?”

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *