Një film për Van Gogh, regjisori: Nuk është historia zyrtare – është versioni im

 

 

Van Gogh po kthehet në ekranin e madh me filmin biografik “Van Gogh- në portën e përjetësisë”. Julian Schnabel, piktori që po bën edhe regjisorin, ka njoftuar se do të jetë aktori Willem Dafoe që do të luajë në filmin e tij rolin piktorit të famshëm post-impressionist.

 

Sipas “Variety”, filmi i ri do të fokusohet në periudhën kohore kur Van Gogh jetonte në Arles dhe Auvers-sur-Oise. “Ky është një film rreth pikturës dhe një piktori e marrëdhënieve te tyre drejt pafundësisë”, ka thënë Schnabel.

“Rrëfehet nga një piktor, tregon se ç’ndjeva unë, se cilat qenë momentet më të rëndësishme në jetën e tij- kjo nuk është historia zyrtare – është versioni im. Jam dikush që shpresoj se mund t’ju bëj të ndiheni më afër tij”.

 

Projekti e çon Schnabel sërish në territoret e  biografive të artistëve- filma që i dhanë emër, duke marrë parasysh se ai filloi udh e tijn në ekranin e madh me filmin “Basquiat” (1996), një tregim për jetën e Jean-Michel Basquiat.

 

Aktori Dafoe, njihet për shkathtësinë e tij dhe duket një zgjedhje e mirë. Ai ka përvojë me personazhet që sjellin në ekran gjenitë krijues, pasi ka luajtur së fundmi rolin e Pier Paolo Pasolinit, në filmin kushtuar regjisorit italian të vrarë. Dafoe do të duhet të konkurrojë, megjithatë, me një mori Van Goghs-ësh të mëparshëm të Hollivudit, duke përfshirë edhe Kirk Douglas që e interpretoi atë në një film nominuar për Oscar.(pasqyrë.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *