Sala po vazhdon me ekspozitat e tij të ndryshme ndërsa është pjesë edhe e Bienales së Venecias, me një punë artistike në Ekspozitën Viva Arte Viva.
Artisti shqiptar Anri Sala ndoshta as vetë nuk mban regjistër të ekspozitave të cilat hapen në mbarë botën, ku ai është bashkë-ekspozues e shpesh edhe artist solo.
Në Berlin, në galerinë e re Esther Schipper Sala po ekspozon punën e tij artistike Take Over.
Videoinstalacioni dhe piktura e madhe në ekran tregojnë lidhjen në mes të muzikës dhe tregimit, arkitekturës dhe filmit dhe mënyrave intuitive për të prodhuara punë në të cilat një medium merr aftësitë e tjetrit.
Dy këngë janë kryesore në këtë punë: The Marseillaise – këngë e vitit 1792 e afërt me Revolucionin Francez dhe më pas në vitin 1871 – The Internationale. Të dy himnet kanë kaluar nëpër tranzicionet e veta dhe ideja e punës së Salës është të tregojë simbolikat e tyre, shkruan KultPlus.
Sala ka realizuar paraprakisht një punëtori tre ditore në Berlin, ku kanë marrë pjesë edhe disa refugjatë të cilët kanë bashkëvepruar me punën artistike të artistit, fotografitë dhe me videoinstalacionet.
Sala po vazhdon me ekspozitat e tij të ndryshme ndërsa është pjesë edhe e Bienales së Venecias, me një punë artistike në Ekspozitën Viva Arte Viva.