Nga: BLEDI MANE*
Ndoshta gaboj por duhet te kete qene behari i veremosur i vitit 2002. Gazetat harakate te Tiranes rrugace merrnin e jepnin me lajmin qe dy prej shkrimtareve politikane kishin propozuar nje tjeter shkrimtar per president republike. Rexhepit, Rexhep Mejdanit i mbaronte mandata dhe ne vend te tij duhet te nominohej nje kandidature e pranueshme sa nga e majta ne pushtet aq edhe nga e djathta ne opozite. Dy shkrimtaret qe permenda me lart ishin te djathtet e sforcuar Sabri Gogo dhe Teodor Laco te cilet ndoshta prej presionit te Berishes ose ndoshta prej deshires organike te tyre kerkonin qe shkrimtari Ismail Kadare te pranonte te behej presidenti shqiptar. Njerzia qe te kishin lexuar, te kishin vleresuar, anatemuar,mallkuar,dashuruar mbajten nje moment frymen dhe prisnin fjalen e Zeusit si ne tragjedite e antikitetit grek…
Une te dashuroj i dashur Kadare. Te dashuroj se me josh me fjalen dhe fabulen. Te dashuroj se me ke daltuar identitetin e races time. Me ke bere qendrestar porsi Skenderbeu qe I vuri gjoksin asimilimit dhe me ke evropianizuar kur komunizmi me bolshivizonte si eunuk. Te dashuroj sepse te librat e tu perpelitet embrioni puritan i races time dhe kur flet ti bashkon shqiptarizmin e gotet me rende sesa nje fitore ne tavoline kunder Serbise. Une te dua sepse ky vend me injorance kulturore te thepisur ka lindur nje prej euriditeve jo vetem te letersise kontinentale por edhe avokatin tim me te mire te kauzes nacionale.
Ndaj dua te kthehem serish te prologu. Dua te ta permend ate modestine tende cinike dhe snobe kur nuk pranove te katapultoheshe president republike me perqindje galopante te frikshme te majta e te djathta. Dua ta permend modestine sepse nuk do te duroja dot poshterimet. Ti president i mikluar e i perdorua nga Nano e Berisha. I perdhosur e i nakatosur nga deputete ordinere vrases te lirise. Nje Kadare president do te qelbtte e do te shuroste Shqiperine dhe letersine. Nje Kadare president republike do te me neveriste identitetin e do te me bente te shkelmoja librin.
Jam zgjuar ne kete kapercyell mes te merkures dhe te enjtes te te uroj i pari sepse e di qe hipokrizia e politikes se Tiranes do te versulet e para te te uroje. Ata qe nuk te duan kurre deshen te te merrnin me qafe duke te te komanduar president republike dhe sot te urojne sepse duan te lajne m*tin me sh*rre.
Gezuar Babloku i identitetit tim evropian. Gezuar i vetmi shqiptar qe kurre nuk shite as talentin, as fjalen, as trillin, as voten…
Gezuar!!!