Muzeu “Gjethi” e Panoptikoni i Jeremy Bentham – Sigurimi i Shtetit si kullë qendrore vrojtimi

Muzeu “Gjethi” pritet të hapet së shpejti në Tiranë.

Përgjimet që ka bërë sigurimi i shtetit e që drejtoheshin nga kjo shtëpi janë pikënisja e muzeut, kurse pikëmbërritja është kontrolli totalitar në diktaturë në forma nga më të ndryshmet.

Në pritje për hapjen, në faqen e muzuet bëhet një paralelizëm i tij me Panoptikonin.

Panoptikoni është një lloj arkitekture burgu e konceptuar nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham dhe nga i vëllai, Samuel Bentham, në fund të shekullit XVIII.

Qëllimi i strukturës panoptike ishte që t’i lejonte një gardiani, të vendosur në një kullë qendrore, të vëzhgonte të gjithë të burgosurit e mbyllur në qeli individuale përreth kullës pa u vënë re prej tyre. Kjo gjë u jepte të burgosurve ndjesinë e të qenit vazhdimisht të vëzhguar por pa e ditur me siguri. Filozofi dhe historiani Michel Foucault ne “Surveiller et punir” (1975) e quan atë modelin abstrakt të një shoqërie të disiplinuar të bazuar në kontrollin shoqëror.
Kjo arkitekturë lejon madje edhe të hiqen gardianët, sepse vetëm ndjenja e të qenit të vëzhguar u imponon të burgosurve një lloj bindjeje.

Kështu duke mos qenë shumë i kushtueshëm ekonomikisht, burgu është së pari një “ndërmarrje fajësimi” që punon me ndërgjegjet individuale përmes një vështrimi të plotfuqishëm.
Shqipëria gjatë kohës së diktaturës ngjan me Panoptikonin e Jeremy Bentham ku Sigurimi i Shtetit luante rolin e kullës qendrore të vrojtimit.

received_10155525870862044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *