Reagimi i artistes: Do doja të merrja lek të pista pushteti e të mos detyroja familjen të investonte në artin tim

Ledia Kostandini ka qenë një ndër artistet që ka marrë pjesë në Bienalen e të Rinjve të Mesdheut e Europës që u mbajt në datat 4-9 maj në Tiranë.

Si punë e saj ishte ndërhyrja në fasadën e një Pallati në rrugën Vaso Pasha në zonën e ish-bllokut.

Pas reagimeve, ajo ndan këtë përgjigje për të gjithë ata që e akuzuan se “i ka shitur shpirtin djallit”

REAGIMI

 

Miq te fb, po sqaroj nje gje lidhur me projektin e fundit.
Se pari, uroj qe fasada ti kete dhene vrull ndonje bisede te lodhur per artin tone te lodhur, njerezve te raskapitur nga pritja e lavdise ne kafet e bllokut. Shashka e buxhetit dhe implikimi me qeverine si gjithnje nuk mungoi. Me vjen keq, jo te gjithe e konceptojme parane si kontroll ideologjik. Gjthesesi ‘pakti im me djallin’ nuk ka kushtuar as sa nje pale syze firmato permes te cilave shihet ky pallat i raskapitur. Lek ‘te pista’ qe mbajne ere pushtet, do doja te kisha edhe me shume. Do doja te beja nje projekt pa krruar mire e mire xhepat, pa u rrotulluar ne nje studio 10 m2, pa bredhur me muaj neper qytet per materialet me te lira. Do doja te merrja lek te pista pushteti e te mos detyroja familjen te investonte ne artin tim. Per kete qahemi dite e nate por prape e shtyjme me kacidhe. Ky eshte fati i gjithe artisteve tane te cilet po mbyten ne ujin e ndenjur. Ne vend te shpetojme njeri tjetrin po fundosemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *