90 vajza krutane u hodhën nga ky shkëmb për të mos rënë në duart e turqve. Prej shekujsh njihet si Shkëmbi i Vajës”
Albana Qehajaj poston këtë imazh që na kthen në Mesjetë, kur hsitoria zë fill.
Ndodhet në veri te qytetit të Krujes, në pjeën me veriore të Malit të Krujës. Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë. është grykë antecedente, e formuar nga gërryerja e lumit të Drojes mbi shkembinjte gelqerore prej miliona vjetesh. Gjatesia e saj kalon 1 km e gjeresia mesatare rreth 50 m. Ka sektorë me gjerësi 5 – 6 metrat. Shpatet e grykës kanë lartësi deri në mbi 200 m e pjerrësi gati vertikale. Në to ka guva karstike, por mund të ketë edhe shpella. Në shtratin e përroit ka blloqe shkëmbore të meëdhenj, pellgje me ujë të pastër etj.
Legjenda për këtë gryke eshte mjaft e njohur. Ajo thote se pas pushtimit të Krujes me 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve mizorë, u kapën dorë për dore dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shume tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ata hidhnin lule dhe vajtonin trimëreshat. Prej këtij vajtimi ëte përvitshem mori emrin Shkëmbi i Vajës.
“Lotët, sipas legjendës, kanë qenë të shumtë përderisa edhe rrëshqitën poshtë duke formuar edhe lumin që quhet lumi i Vajës- cili realisht është përrua, por banorët duke u nisur edhe nga përmasat e mëdha me një dramacitet të rëndë të legjendës e cilësojnë lumë”.