Kirurgjia plastike, rikonstruktive dhe estetike italiane ne spitalin “Vila Alba” (Shani Medical Center)
Tashme kirurgjia plastike vjen edhe ne qytetin e Durresit me nje staf te kualifikuar te kryesuar nga një ndër kirurgët plastikë më të njohur italian: Dott. Stefano Spitoni, Mjek Kirurg i diplomuar ne universitetin “La Sapianza” të Romes dhe i specializuar me notat maksimale në Kirurgjinë Plastike, Rikonstruktive dhe Estetike pranë Univesitetit “Cattolica del Sacro Cuore” të kryeqytetit italian. Dott. Spitone ka një eksperiencë mbi 30 vjecare në fushën e Kirurgjisë Plastike, ku nuk mungojnë dhe masterat e shumtë në Europë dhe Amerikë, si në Los Angeles, New York, Madrid etj. Ai e ka ushtruar profesion për rreth 20 vjet, në vitet 1985-2005, në spitalin “Villalba di Macerata” e më pas për rreth 12 vjet në spitalet “Villa Igea” te Ankones dhe “Palmatea” te Porto San Giorgio, në të cilat punon dhe aktualisht. Së fundimi Dott.Spitone dhe stafi i tij vijnë të ushtrojë profesionin e tyre edhe në Durrës pranë Spitalit “Villa Alba”. Spitali “Villa Alba” dhe Dott.Stefano Spitone dëshirojnë ti ofrojnë pacientit shqiptar një shërbim te specializuar duke përdorur teknikat më të fundit të kirurgjisë plastike, të cilat konsistojnë në intervente më të sigurta dhe më pak invazive. Qëllimi i tyre kryesor është sigurimi i një shërbimi sa më cilësor me çmimet më konkuruese. Për këtë arsye ata i kushtojnë një rëndësi të vecantë përdorimit të materialeve më të mira në treg si acidi hialuronik Allergan (Juvederm); Filamentet e Tërheqjes n-finger; Protezat Nagor, Eurosilicone, Allergan dhe Polytech etj. Këto materiale jo vetëm sigurojnë rezultate sa më të perkryera estetike, por ofrojnë gjithashtu më shumë siguri mbi shëndetin e pacientit dhe rezultate më afatgjata.
Pranë spitalit “Villa Alba” mund të kryhen ndërhyrje të të gjitha llojeve, si: Rinoplastika dhe Rinosettoplastika (plastika e hundes), Otoplastika (ose rimodelimi i vesheve), Mastoplastika additive (rimbushja dhe rimodelimi i gjoksit), Mastoplastika reduktive dhe Mastopessi (ngritja dhe modelimini i gjoksit të rënë), trajtimi i gjinekomastisë tek meshkujt, Liposuzioni dhe Liposcultura, Addominoplastika (ose plastika e barkut), Blefaroplastika (eliminimi i borsave superiore dhe/ose inferiore të syrit), Lifting të fytyres, kofshëve dhe krahëve etj.
Gjithashtu Spitali “Villa Alba” ju ofron dhe trajtime estetike si: Ritje e volumit te buzeve me acid hialuronik, injektim i Botoxit, Peeling kimik per eliminimin e rrudhave etj.
Dott. Stefano Spitoni thekson se: “Tashmë kirurgjia plastike moderne është e personalizuar për cdo pacient dhe intervente plastike të kryera mirë konsiderohen ato intervente të cilat nuk dallohen. Kjo është rregulla e artë e kirurgjisë plastike dhe përkon pikërisht më atë që unë mundohem tu ofroj pacientëve të mi (/shqiptar ne Spitalin “Villa Alba” në Durrës.
Dott.Stefano Spitoni zhvillon prane Spitalit “Villa Alba” konsulta Falas në datat 18 dhe 19 Maj
Për prenotime kontaktoni në nr. e tel.:
+355 68 373 5315
Ose në adresën e E-mailit:
SpitaliVillaAlba@yahoo.com
Mirëmbrëma quhem Turi dhe desha të pyes nëse bëhet edhe kirurgjia plastike për veshët dhe sa kushton? Faleminderit