Reagon Linda Halimi pas skualifikimit në Eurovizion, komentuesit: Kënga ishte monotone

Pas skualifilimit nga Eurovizion, ka reaguar kengetarja Linda Halimi, e cila nuk mundi ta dergonte Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian të Kenges.

 

“Falemnderit të gjithëve për këtë eksperiencë të bukur! Kam kaluar për mrekulli! Fat vitin tjetër Shqipëria ime”, u shpreh mbrëmë pas skualifikimit gjatë gjysmëfinales së parë.

Nuk kanë munguar as reagimet e fansave ne faqen e saj ne Facebook. Mes shumë urimeve, e kritikave për festivalin ka edhe komente si:

“Askush si ve ne diskutim cilesite e tua vokale, por kenga ishte monotone dhe nuk jepte emocion: ne Eurosong duhej te kishe marre pjese ate vit qe ke kenduar kengen “S’te fal” per mendimin tim, por kjo ndodh kur kengetaret qe duhet te na perfaqesojne ne Europe jane te pilotuar, qe me perpara…perfundimisht Rona mbetet e paarritshme, por edhe ty te uroj suksese ne vazhdim!”

Ndonjë koment e thumbonte edhe keshtu: “Të kujtohet ai statusi jot per kengen perfaqësuese te Eneda Tarifes? ehhh pra”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *