Libri i ri, Hemingway ishte spiun rus

Libri i ri, Hemingway ishte spiun rus? Sipas një libri të ri të publikuar së fundmi, shkrimtari Ernest Hemingway ka qënë spiun i Stalinit
Libri i shkruar nga oficeri i CIA-s, Nicholas Reynolds, “Shkrimtar, marinar, ushtar, spiun: Aventurat sekrete te Ernest Hemingway, 1935-1961”, ku thuhet se korrespondenti i luftës dhe shkrimtari ka pasur një jetë sekrete të dyfishtë.

Reynolds, i cili thotë se ka mundur të ketë akses në dosje e klasifikuara të KGB-së në Moskë, shprehet se fituesi i çmimit Pulitzer është rekrutuar më 1940 nga paraardhësi i KGB-së, i njohur si NKVD.

Dokumenti thotë se Hemingway ka pasur emrin e koduar “Argo” pasi ësht rekrutuar nga Jacob Golos, kreu i NKVD në Nju Jork.

“Argo nuk na ka dhënë ndonjë informacion politik, pavarësisht se ka përsëritur vullnetin dhe dëshirën e tij të na ndihmojë”, thuhet në dokumentet sovjetike.

Reynolds, një historian i ushtrisë tha se u ndje “i sëmurë fizikisht” kur ngeci në detajet që lidhnin Hemingway me Stalinin. “Ajo që gjeta ishte regjistrimi i Hemingway që kishte pranuar rekrutimin nga NKVD, që është paraardhëse e KGB-së. Ky është si një moment i rëndësishëm në biznesin e spiunimit. Është si një shitje me një sekser”, thotë Reynolds, duke shpjeguar se nuk e përtypte dot faktin që shkrimtari i madh të ketë bashkëpunuar me rusët.

Ai ka dhënë detaje dhe për lidhjen e veçantë të Hemingway me agjencitë amerikane të sigurisë si FBI, Departamenti i Shtetit dhe paraardhësi i CIA, OSS.

“[Ndëshkimi i tij me NKVD] ndikoi në disa vendime të tij në 15 vitet e fundit të jetës: ku jetoi, çfarë shkroi dhe si reagoi. Ky zinxhir ngjarjesh mund të ketë luajtur rol dhe në vetëvrasjen e tij më 1961”, thotë historiani. / Top Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *