Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare artisti i njohur Ndue Shyti.
Shyti, me origjinë nga Puka, ishte instrumentist, dirigjent, krijuesi popullor dhe mjeshtri i çiftelisë shqiptare. Kishte një karrierë 32-vjeçare. Ai e ka nisur karrierën në vitin 1960 e deri në vitin 2002, ku ka qenë qenë pjesë e 450 koncerteve brenda vendit dhe plot të tjerë jashtë.
Shyti për vlerat e tij artistike është nderuar me titullin “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Ai u cilësua edhe si “Mbret i çiftelisë”, përmes së cilës prodhoi edhe simfoni, duke dhuruar tinguj të harmonishëm e magjik, prej drurit dhe telave, apo edhe fyejve.