Nëse dini ndonjë gjë rreth grupit britanik Gorillaz, me siguri e dini që janë një grup virtual, që edhe nëse shfaqen ndonjëhere, shfaqen vetëm përmes avatarëve të tyre. Por dje, për herë të pare që prej themelimit të tyre në 1999, grupi dha intervistë para kamerave. Damon Albarn dhe Jamie Hewlett u shfaqën (si avatarët e tyre 2D dhe Murdoc) në intervistën e drejtëpërdrejtë 30 minutëshe, në kanalin e Telekom Electronic Beats, në YouTube. Gjatë intervistës ata iu përgjigjën pyetjeve rreth albumit të ri Humanz, smartphone-ëve (“Nuk kemi patur kurrë smartphone kur filluam grupin, por tani kemi”), për bashkëpunimin me Telekom Elctronic Beats dhe për Donald Trump.
Albarn dhe Hewlett nuk dalin asnjëherë nga karakteret që kanë krijuar dhe në këtë intervistë i shohim në një alternim të veçantë mes reales dhe virtuales ose e quajtur ndryshe Augmented Reality (Realitet i Tjetërsuar). Në link mund të shikoni këtë video shumë gazmore dhe të çuditshme.
https://youtu.be/-OPFbjEVXic