
Një histori e habitshme por e vërtetë e gruaje që jetoi vetëm me majmunë në një xhungël të largët për pesë vjet kur ishte fëmijë dhe më pas nuk ishte në gjendje të fliste, të shëtiste ose të hante siç duhet. Ajo është Tarzani grua!
“The Sun” shkruan se Marina Chapman pretendon se një majmun i shpëtoi jetën asaj duke e detyruar të pinte kur ishte e sëmurë. Për Marina Chapman, gjetja së fundmi e një vajze që jetonte me një grup majmunësh në Indi e goditi shumë. Tetëvjeçarja nuk ishte në gjendje të fliste ose të ecte kur u gjet në Bahraich, Indi, gjatë këtij muaj, ndërsa një burrë dhe një grua më vonë erdhën dhe e kërkuan duke pretenduar se ajo ishte vajza e tyre e humbur prej një viti. Me këtë rast Marina Chapman kujton se është rrëmbyer dhe hedhur në xhungël kur ajo ishte katër vjeçare, duke bërë që ajo të jetonte me majmunë për pesë vjet.
Kujtesa e saj është e mjegullt, por gjëja që mban mend janë thellësitë e xhunglës. Ajo mbeti atje për pesë vjet, me vetëm një grup majmunësh. “Unë e di se çfarë po kalon”, tha Marina për vajzën në Indi. “Ajo do të jetë e dëmtuar dhe do të jetë e prekur, e egër dhe shumë agresive, mund të jetë e vështirë.
Por, kjo është sepse ajo është e lënduar, madje shumë. “Me të vërtetë mendoj se mund ta ndihmoj. E di se çfarë do të thotë të kesh dhimbje dhe të ketë njerëz që përpiqen t’ju mbajnë, duke ju bërë të hani kur nuk mund t’i hani gjëra të caktuara, shkruan The Sun sipas Pasqyre.al. Besoj se ajo do të përmirësohet, ka nevojë vetëm për kohë dhe përmirësime – nuk ka rrugë tjetër. Përmirësim gjithë kohës, dhe përsëritje e përsëritje. Asgjë tjetër nuk funksionon”./Pasqyre.al