Prifti shqiptar Dom Gjergj Meta, e ka cilësuar hipokrizi, mbulimin e skulpturave nudo në Itali.
Edhe pse kjo u bë për tē mos fyer presidentin iranian, Dom Gjergji thotë se lakuriqësia e artit është simbol i lirisë.
“E quaj edhe unë hipokrizi dhe lëshim të tepërt e servil mbulimin e skulpturave nudo në Itali për hatër të Rouhan-it.
Lakuriqësia e artit është një simbol e në rastin e Europës simbol edhe i lirisë ekspresive që gjendet edhe në shumë zbulime të antikitetit shqiptar. Kjo është kultura jonë europiane.
Rouhani është i lirë ta shikojë ose jo, ndërsa ne europianët nuk mund të jemi të lire të fshehim identitetin tonë për hatër të askujt. Kjo do të thoshte mohim i lirisë…”, – shkruan Meta
Kryeminsitri Renzi gjatë konferencës me Rouhanin në Romë, për të repsektuar kulturën iraniane mbuloi skulpturat nudo, si dhe nuk shtroi verë në drekat zyrtare. (Pasqyre.al)