VIDEO/ Aksident me makinë, vdes këngëtari i hitit Wonderful Life

maxresdefaultKantautori Colin Vearncombe, i cili performoi si artist nën emrin Black, ka vdekur në moshën 53 vjeçare, dy javë pasi mbeti i plagosur rëndë nga një aksiednt me makinë.

Këngëtari nga Liverpool, kënga e të cilit në vitin 1987 WOnderful Life u bë hit në mbarë botën, pësoi dëmtime në kokë në aksidentin e ndodhur në Irlandë më 10 janar.

Ai luftoi për jetën gjatë 2 javëve, por nuk ia doli të zgjohej nga gjendja e komas. Vearncombe vdiq të martën i rrethuar nga familja e tij në spital, tha publicisti i tij.
Gruaja e tij Camilla tha se ajo u ishte “thellësisht mirënjohës” gjithë stafit që u kujdes për të.

I lindur në Liverpool në vitin 1962, Vearncombe pati single e parë Sweetest Smile në top 10-she, kur ishte vetëm 25 vjeç, në qershor të vitit 1987.

Kënga e  tij e dytë, Wonderful Life u bë një hit botëror, po pavarësisht famës së madhe, më vonë Vearncombe tha se jeta e një “ylli të popit” nuk ishte aspak siç ai e ksihte imagjinuar.

” Isha i frustuar sesa pak njerëz në botën e muzikës respektoj. Ndoshta nuk shkoj në klubet e duhura. “Ishin dy vjet të dëshpëruara- Nuk bëra seks të egër, nuk pi drogë, kështu që thjesht gërmova një gropë për veten time. (Pasqyre.al)

 

Colin Vearncombe, known as Black, performing on stage in around 1987

Vearncombe had made a return to touring in recent years both in the UK and Europe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *