Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës, kryeministri Rama ka zgjedhur një imazh të Muzeut Marubi më 2013 dhe sot për të krahasuar ndryshimin dhe punën, që sipas tij është bërë nga qeveria në këtë mandat.
Kryeministri shprehet se asnjëherë më parë nuk është punuar me një strategji konkrete për shpëtimin e thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore, sa në këta tre vjet e gjysmë.
Megjithatë, Rama është i ndërgjegjshëm kur shprehet se shumë është bërë, por ende më shumë mbetet për t’u bërë.
Ndaj ai shprehet i vendosur për të vazhduar përpara me reformat, pasi shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.
Statusi i Ramës në Facebook
MIRËMËNGJES
dhe me këtë imazh të Muzeut Marubi më 2013 dhe sot, ju uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës.
Asnjëherë më parë nuk është punuar me një strategji konkrete për shpëtimin e thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore, sa në këta tre vjet e gjysëm.
Asnjëherë më parë rezultatet e kujdesit shtetëror nuk kanë qenë kaq sistematike sa në këtë periudhë. Asnjëherë më parë e ardhmja e vendit në këtë fushë nuk ka qenë kaq e sigurtë sa sot.
Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.
Prandaj përpara për #ShqipërinëQëDuam ???? me #Shtet #Punë #Mirëqenie.<