Mikpritja italiane për Presidentin iranian Hassan Rouhani është fokusuar edhe tek mbulimi i statujave lakuriq.
Rouhani dhe kryeministri italian Matteo Renzi mbajtën një konferencë në Muzeun Capitoline në Romë, pasi firma italiane të biznesit nënshkruan disa marrëveshje me Iranin.
Por disa skulptura nudo u mbuluan për të shmangur ndonjë ofendim të Presidentin iranian, shkruan BBC.
Gjithashtu italianët nuk shërbyen verë në drekat zyrtare, pasi si një republikë islamike, Irani ka ligje të rrepta për konsumimin e alkoolit.
Presidenti Rouhani është në Evropë në një turne pesë ditor, duke u përpjekur që të rrit lidhjet ekonomike me këto vende.
“Irani është vendi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm i gjithë rajonit”, u tha Presidenti iranian krerëve të biznesit italian.