Një film për Nerudën, krejt larg fakteve që ai la të shkruara

The Guardian paralajmëron premierën e filmit të ri të Pablo Larrain për Pablo Nerudën.

Regjisori sapo solli filmin “Jackie” për ish- zonjën e parë të Amerikës, kështu që sipas The Guardin, nuk do të jetë fare surprizë që filmi i tij i ri për Nerudën do të luajë dhe do të provokojë me faktet e një viti të jashtëzakonshëm ne jetën e nobelistit kilian: Neruda do të jetë një film anti-biografi. Filmi i vendosur në Santiago më 1948, sjell pasluftën e Dytë Botëore. Atëkohë poeti do të ngrihej në senat ku përfaqësonte Partinë Komuniste dhe do të kritikonte presidentin e kohës në Kili, Gabriel Gonzalez Videla se po sillej si Franko në Spanjë. Neruda kishte parë në Spanjë brutalitetin e Frankos dhe vrasjen e mikut të tij Federico Garcia Lorca, kur ishte konsull kilian më 1936 në Madrid.

Kundërshtimi që i bëri qeverisë Neruda nxiti arratinë e tij dhe filmi ndjek përndjekjen e tij nga policia, dhe filmi vjen i treguar nga perspektiva e policit Óscar Peluchonneau (Gael García Bernal). Filmi është kompleks dhe ka disa linja. Larraín mban elementet e filmit ‘noir’, Trilleri i një përndjekjeje si macja me miun, film i rrugës, një komedi e zezë perëndimore. Neruda, vetë një dashnor i përjetshëm i romaneve me detektivë, do ta kishte pëlqyer. Megjithatë, filmi ka gjithashtu edhe surrealizmin ‘Buñuelesque’, të cilën poeti do e kishte refuzuar. I gjithë filmi ka tejkalime aventureske regjisoriale dhe shfaqje të shkëlqyera, por herë pas here Larraín bën shumë sakrifica në vendosmërinë për t’iu largauar fakteve. Sipas kujtimeve të poetit, kur Neruda fshihej në një nga pronat e Pepe Rodríguez – një mik i presidentit Videla, pritej që ai ta dorëzonte Nerudën tek autoritetet – por Rodríguez ishte aq i kënaqur që takoi poetin më të madh të Kilit sa i nxiti punëtorët e tij për të siguruar që Neruda të arratisej. Në film, megjithatë, në film ai thotë se është më shumë argëtim të ndihmosh një komunist se sa policinë.

Natyrisht, ne kemi parasysh vetëm atq që ka thënë Neruda, gjë të cilën ai mund ta ketë ndryshuar, por pyetja interesante është për ç’arsye Larraín preferon versionin e vet e jo të Nerudës./ Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *