Nga Xhenet Sula
Qysh nga krijimi e derisa del në kategorine e parë ky ekip erdhi duke u rritur nga dita në ditë. I krijuar në vitin 1970 në fshatin Dragot të Tepelenës nga mësuesi i shkollës se mesme Demir Zeka ,kjo skuadër fillimisht u kompletua me vajzat e shkolles 8-vjeçare dhe më mbrapa freskohej e rifreskohehej me gjimnazistet nga shkolla e mesme e fshatit e krahina dhe më vonë nga qytetet Memaliaj e Tepelenë.
Fitoren e parë ky ekip modest do ta shënonte në qytetin e Elbasanit në takimin e zhvillur në vitin 1973 midis shkollave 8-vjeçare në Spartakiadën Kombëtare te Pionierit. Falë lojës spektakël të këtyre vajzave kjo skuadër e re e drejtuar mësëmiri dhe nga trajneri i saj Demir Zeka të njëzet takimet që zhvilloi të njëzeta i fiton, kurse njerin prej tyre me rezultatin 3 me0.Skuadra luajti me këto lojtare;Zeliha Kasneci, Natasha Shehu ,Lumturi Zeka, Margarita Kasneci , Burbuqe Islami e Vitori Liçi organizatore Raime Caçi dhe Lumturi Laze. Nga kjo kohë e në vazhdim loja e këtij ekipi u ngrit e forcua nëpërmjet stërvitjes profesionale intensive komplekse dhe kolektive. Kjo skuadër në ndeshjet kualifikuese që zhvilloi në Lezhë në vitin 1974 me rezultatet e arritura siguroi dhe daljen për herë të parë në kategorine e parë për të rejat në vend.Gjatë këtyre takimeve ky ekip do të shquhej jo vetëm për mënyrën e lojës së shpejtë por dhe kompaktësine që tregoi duke kapur ç’do hallke ku i solli dhe fitoren e ç’do takimi. U aktivizuan këto lojtare Shqionja Daci Behani e Tatjana Hita, Pranvera Dule, Aida Kasneci, Leonora Islami, Valentina Shehu, Lindita Muka, Merjeme Kora,Leonora Halili, e Trëndafile Zeka. Duke vazhduar më tej ky ekip në vitin 1982 do të arrinte kulmin kur në rrethin e Tepelenës u luajt Kampionati Kombëtar i Volejbollit për të rejat te shkolla “Avni Rustemi” në prani të mbi 2-mijë shikuesve, ardhur nga të gjitha trevat .
E mbështetur edhe nga tifozeria e zjarrtë kjo skuadër të gjitha takimet që zhvilloi i fiton, përjashto atë me Partizanin . Fiton me Flamurtarin e Vlorës 3: 0. Luftëtarin e Gjirokastrës 3 : 0. dhe Apollonine e Fierit 3 : 0.dhe humbet atë me Partizanin. Sportdashesit Tepelenas nuk kanë për ta harruar kurrë lojën e bukur që bëri kjo skuadër qysh nga kapja që i bënte topit të parë ngritjen në pikat e duhura afër rrjetës dhe gjuajtjet e forta e të shpejta dhe të pakapshëme. Loja energjike dhe plot talent e ketyre vajzave dhe pikët që shënuan ,krijuan para tifozerisë ovacione te papërmbajtura ku për ti nderuar këta lëshuan me qindra pëllumba të cilët fluturuan mbi qiellin blu të këtij qyteti,ku së bashku me thirrjet e zjarrta ,përshëndetën këto volejobolliste pasionante ndaj lojës spektakël që bënë.Ekipi ne 1984 përbëhej nga këto lojtare: Marjeta Kasneci kapitene,Shqiponja Daci,Stoli Shehu , Pranvera Dule, Aida Kasneci, Valentina Shehu, Vitori Islami (Liçi)organizatore,Leonora Islami,Arjana Muka,Marjana Bisha,Alma Islami,Shqiponja Beqaj,(Dogani)Eranda Tahiri,Vjollca Mema,Fatbardha Murati dhe Irena Sotiriu nga Memaliajt e cila luante dhe me ekipin kombëtar për të reja.Pak muaj më vonë ky ekip në takimin e zhvilluar në Korçë për kualifikim kombëtar zë vendin e katërt. Dhe në vitin 1984 Ekipi i Minatorit të Tepelenës del në Kategorine e parë. Kështu më së fundi pas 14 vjetësh kësaj skuadre ëndrra i bëhet realitet. Dhe ky triumf e ky kualiikim që arriti kjo skuadër volejbolli në rrang kombëtar qe shpirti i garës së këtyre vajzave por dhe impenjimi i trajnerit, përkrahja nga familjet si dhe mbështetja nga banorët e fshatit krahinës dhe gjithë rrethit.
Nga kjo kohë e në vazhdim këtij ekipi i vihen në dispozicion një autobuz i mirembajtur nga shoferi Turabi Shehu, kompletohet me uniformë, i bëhet fusha dhe stadiumi i vogël në Dragot,si dhe paiset me bazën e nevojshme materiale ndihmë kjo nga ish Kom-Ekz i rrethit që iu dha ekipit prej 500 mije lekësh.U ndihmua nga i paharruari dhe i palodhuri Taip Xhihani, ish shefi i Klubit Sportiv të rrethit Tepelenë e Zenjebi Zeka organizator .Natyrisht një ndihmese këtij ekipi i dha dhe Federata Shqipëtare e Futbollit(F.SH.F.)dhe kryetari i saj i nderuari zoti Kristaq Miço, drejtoir i stadiumit” Qemal Stafa”Tiranë zoti Ylli Tare me një prejardhje denbabaden fisnike nga fshati Dragot i Tepelenës,si dhe shefi i bazësë së mjeteve kombëtare Kasëm Seferi. Kështu për herë të parë në vitin 1984 Ekipi i Minatorit të Tepelenës në volejboll për femrat fillon takimet e Kampionatit me vajtje – ardhje.Meritë për këtë ekip ka dhe i madhi Kreshnik Tartari ish trajneri i ekipit Dinamo në volejboll për femra dhe trainer i ekipit kombëtar si dhe i mirenjohuri i ekipit të dinamos për meshkuj ne volejboll Vangjel Kaja,të cilët herë pas here ndihmonin këtë ekip duke i trajnuar me metoda shkencore stervitore.
Të gjitha takimet e luajtura në fushën e vet nga fillimi e deri në fund ky ekip i fitonte kujton ish lojtarja e kësaj skuadre Vitori Islami (Liçi)! Midis tyre ka qenë dhe takimi me Krutjen e Lushnjes i cili përfundon 3 me 0.E pa besueshme pasi ky ekip kishte vite në këtë kategori.!Trajneri i Krutjes nga njera anë i dëshpëruar për humbjen e nga ana tjetër i inatosur me shprehjt e trajnerit të skuadrës kundërshtare i cili gjatë lojës u thërriste vajzave me zë të lartë;”shpejt vajza shpejt mos e lëshoni lojën se po u zgjuan këto male e ra dielli në fushë e humbëm ndeshjen”.Dhe këto vajza e fitojnë takimin 3 me 0! Pas ndeshjes miqtë u ftuan për dreke nëpër shtëpira.Mikepritjen me të gjitha nderet dhe lezetet sipas traditës labe.Së bashku me tre shokë trajneri mik shkon për drekë te shtëpia e trajnerit te minatorit.Gjatë drekës trajneri i Krutjes rrinte i“zëmëruar” ulur në tavoline ai as nuk fliste e as nuk hante?!.. I zoti i shtëpisë e shikon dhe me takt ndërhyn e me të qeshur i thotë”O re mik po ti ha se edhe 100 herë të vish këtu ti nuk fiton dot mes këtyre maleve, ndaj kthellohu se ju hakun do ta merrni kur ne të vijmë ne Krutje! Dhe vërtet takimin e kthimit ekipi i Minatorit të Tepelenës e humbet 3 me 0. Në mbarim te ndeshjes sipas zakonit miqtë nga Krutja e Lushnjes u shtruan një drekë të paharrueshme duke i nderuar dhe respekruar sipas traditës dhe zakonit Lushnjar.Ky ekip për vite luajti me skuadrat e e mirenjohura të atyre viteve si Flamurtari i Vlorës, Apollonia e Fierit, Krutjen e Lushnjes, Tomorri i Beratit dhe Luftëtarin e Gjirokastrës e me lojërat e tij të bukura la mbresa dhe kënaqësi para sportdashësve Tepelenas dhe mbarkombëtar.Sot ai nuk egziston, ka 25 vjet që ky sport eshtë harruar.? Pse? Cudi !… Mundësite egzistojnë dhe talente ka, ato nuk mungojnë. Tepelena ka plot djem dhe vajza e për ta arritur këtë duhet impenjim si nga njësite administrative po ashtu dhe ai bashkiak,për ta krijuar një skuadër volejbolli si dikur ku emri i skuadres se Minatorit të Tepelenës në Volejboll u kthye në simbol dhe skaliti gjurmë të paharrueshme në gjerdanin e sportit Shqiptar. Ndaj dhe sot ata ndihen krenare për atë ç’ka bëri e dha kjo skuader shekullin e kaluar.