Në lamtumirën dhënë bashkëshortit të saj, kantautorit të njohur, Tefta Radi nuk ka mundur dot t’i mbajë lotët.
“Dua thjesht t’ju përshëndes, t’iu falënderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin” – me këto fjali dhe e përlotur e përcolli për në banesën e fundit, Tefta Radi të shoqin Françesk Radin.
Miq, kolegë, familjarë dhe shumë qytetarë mes lotëve e dhimbjes, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi, i cili humbi jetën ditën e djeshme në QSUT.
Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u bënë edhe homazhet për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.
rançesk Radi u nda nga jeta wordpress në moshën 67- vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pas qëndrimit në gjendje kome prej afro një jave.
Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.
Humbja e tij është një humbje e madhe për artin shqiptar, ndërsa do të mbahet mend gjatë si një ikonë e muzikës shqiptare…