Frankon e njoh që kur kam qenë fëmijë. Kemi qenë afër. I vëllai i Frankos, Ferdinandi, babai i Rozanës, ka qenë shumë afër me familjen time. Kemi qenë më shumë se të njohur, kishim lidhje e hyrje-dalje familjare. E mbaj mend Frankon që kur këndonte me kitarë. Unë isha fare kalama”.
Kënëgëtari i njohur Redon Makashi rrëfen një miqësi e një njohje që zë fill me kutjimet e tija të para. Një kitarë dhe një kënëgatr i njohur që shpërndantë tingujt e saj nëpër dhomë.
Dje, kur tanimë lajmi i shuarjes së Françesk Radit trishtoi botën e muzikës, Redon Makashi, tha për “GSh” se dëshiron ta mbajë mend si atëherë, një këngëtar me kitarë, një këngë e Çelentanos e këngët e tij më të njohura.
“Hynim e dilnim te shtëpitë e njëri-tjetrit. E njoh që herët, kam shumë kujtime me të. Ndaj edhe humbja është më e madhe. Familja ime, edhe më e lidhur më familjes e Frankos se sa unë, me Teftën e jo vetëm” tha Makashi për GSH.
Ai kujtoi se kanë qenë së bashku në shumë aktivitete dhe se shpesh atij u huante edhe kitarën, në kohën kur nuk kishte vegla muzikore. “Me Frankon kemi qenë shpesh nëpër aktivitete. Unë kam shumë kujtime të bukura me të. Në kohën që ne nuk kishim vegla muzikore unë i merrja atij kitarën për të performuar diku në ndonjë emision. Kujtime të hershme”.
BREZI I ARTË DHE IMAZHI I FUNDIT
Kur e pyet, nëse Radi e ka nxitur Makashin të rendë drejt muzikës, ai përgjigjer se padyshim po. “Më ka nxitur sigurisht drejt muzikës. Ka qenë një brez që kanë bërë revolucion në kohën e tyre me muzikën e tyre. Jo vetëm me Festivalin e 11-të. Kanë qenë një brez ku pjesë e tyre ka qenë edhe Franko”, tha Makashi. Ai kujtoi se “kur humbim njerëz të këtij kalibri është e dhimbshme. Sepse këta kanë vënë një tullë të madhe në muzikën shqiptare. Është një vend bosh që vetëm Franko dinte ta mbushte”.
Pasi u sëmur, Makashi ka zgjedhur të mos shkojë ta shohë. Jo vetëm se lamtumirat janë të vështira, por se në sytë e tij, ka dashur të rujaë një tjetër imazh.
“Nuk e kam takuar këto ditë që ka qenë sëmurë. Nuk shkova dot në spital. Sigurisht familja ime shkoi por unë jo. Nuk doja ta shihja të sëmurë. Dua ta mbaj mend ndryshje. Dua ta kujtoj siç di unë, në skenë e në koncerte. Dua ta kujtoj me kitarë. Nuk do mundja ta shihja të sëmurë. Dua të mendoj se është në shtëpi, se po merret me punët e veta, në koncerte”, sqaroi Redon Makashi.
ARTISTI NUK VDES
“Kur më lajmëruan në telefon, mu duk e pabesueshmne, e çuditshme. Nuk e di pse, por kisha një shpresë se do e kalonte, me vështirësi, por mendoja se do e kalonte”. Makashi ende nuk e beson se ai ka ikur. Megjithatë, në ditët e fundme të jetës së këngëtarit, së paku, solidariteti nuk mungoi. “U bashkuan të gjithë, politikanë të majtë e të djathtë, e biznesmenë për të investuar e për ta shpëtuar. Kjo më pëlqeu, t’u them të drejtën. Doktorët nuk ishin gati ta lëviznin, sepse nuk lejohej. Por kisha shpresë. Është e rëndë dhe e pabesuehsme”, thotë Makashi. Ai shton se “gjithmonë dua ta mbaj mend ashtu, kur unë isha fëmijë dhe ai këndonte me kitarë Çelentanon në shtëpinë e Rozit e Ferdinandit”. Në fund, vetë Makashi pranon se këndon disa këngë të tij, si “Bicikleta”. “E kemi kënduar bashkë me Pandi Laçon në emision të tre. Kam kujtime e bashkëpunime. Ka një gjë me artistët, të duket sikur nuk kanë vdekur”, thotë Makashi.(Fatmira Nikolli-GSH)