Në South China Morning Post ka një artikull për ndalimin e filmave shqiptarë të prodhuar nga Ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”.
“Filmat nga Shqipëria ishin një dritare mbi botën për miliona kinezë kur vendi ballkanik ishte një prej miqve të Kinës. Ironikisht, ndërsa sot kinezët mund të shikojnë ata lirisht, Shqipëria hap një debat për ndalimin e tyre”, shkruan Clarence Sui. Ajo kujton se “nostalgjia për Revolucionin Kulturor është manifestuar në Kinë në mënyra të ndryshme, nga grumbullimi i relikeve të Maos, tek të kënduarit e këngëve “të kuqe”, e madje te kërkesat për opera revolucionare.
Dhe më pas, ka nga ata që shohin filma shqiptare online”. Ndër të tjera shkruan se aktorja e njohur kineze Joan Chen, atë kohë adoleshente e shihte si “zgjim seksual”, filmin e vitit 1967 “Ngadhënjim mbi vdekjen”, prej romancës në kohë lufte të protagonistëve, por edhe për shkak të rrobave që ata kishin veshur. Më herët Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka njoftuar se ka një nismë ligjore për transmetimin e filmave në teelvizione. Drejtori i Institutit Agron Tufa i ka përshkruar filmat si “një mjet propagande” që ende përhapin ideologjinë komunsite te brezi e ri./ Pasqyre.al