Kur “Shtëpia e Bardhë” quhej “Shtëpia e Popullit”

Nga  Albana Lifschin

“Shtepia e Bardhe” nje here e nje kohe quhej ” Shtepia e Popullit” .
Atehere njerezit kaleronin ne lendinen prane saj ,e ndaleshin per te pare e pershendetur presidentin.
“Shtepia e Popullit”-emertim qё ia dha asajTomas Xhefersoni u mor pikerisht ashtu sic u tha, ne kuptimin literal. Ne “Shtepine e Popullit” njerёzit hynin e dilnin per qejf te tyre. Presidentet e pare perpiqeshin midis idese se ruajtjes se aksesit publik dhe privacise se tyre si presidenta, derisa eventualisht filluan tё merreshin masat e para pёr ruajtjen e saj dhe tё jetёs sё presidentit. Gjate kohёs se Xhon Adams(presidenti i II i SHBA) njё burrё hyri nё shtёpinё e presidentit dhe kёrcёnoi ta vriste ate. Presidenti Adams, as nuk thirri pёr ndihmё dhe as nuk u pёrpoq tё rrembente armёn pёr t’u mbrojtur, por e ftoi tё huajin tё ulej e tё bisedonte me tё. Ai u qetёsua dhe pas kёtij takimi me presidentin nuk u kthye mё.
Kjo ngjarje ngacmoi mendimin se presidenti duhej mbrojtur, por nё atё kohё kjo ide binte nё opozitё me republikanёt xhefersonianё qё donin tё ruanin nocionin e “Shtepise se popullit”. Presidenti Xheferson e mbante hapur cdo dite per vizitoret, me perjashtim te rasteve kur ai vete nuk ndodhej aty. Të gjithëve u rezervonte te njëjten pritje, të pasurve e të varfërve. Në demokraci s’kish të trajtime të favorizuara. Të ftuarit mund të uleshin ku të dëshironin pa kushtëzim. Kishte raste kur e kthente rezidencen nё ekspozite ku ekspozoheshin pemё, kafshё e te tjera, sende qe exploratoret Luis dhe Klark kishin sjellё nga Luiziana, territor i blere nga Franca gjatё presidencёs sё tij, blerje qё shtoi gjysmen e siperfaqes se SHBA. Me kalimin e kohёs , zhvillimin e ngjarjeve, masat e sigurise pёr tё mbrojur jetёn e presidentit amerikan kanё ardhur duke u pёrforcuar vecanёrisht pas ngjarjeve te 11 shtatorit 2001. Megjithate “vizitat pa ftese” nuk kane ndaluar. Shkelje jane bere me qindra. Kapercimi gardhit behet lehtesisht dhe shpesh “shkelesit e kufirit” te Shtepise se Bardhe jane kapur ne oborr , ne afersi te godines, madje dhe brenda saj. Te shkon mendja se me pare duhet te forcohet kufiri i Shtepise se Bardhe se ai me Meksiken/ 
(*publikuar ne tetor,2014)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *