Adele, lamtumirë koncerteve? -Turet nuk janë për mua

Që Adelës nuk i pëlqejnë turet nuk është më një mister. Shtatorin e kaluar disa burime anonime pranë këngëtares thanë se këngëtarja ka ndërmend të ndërpresë aktivitetin live (deri në 10 vjet, shkruante “Sun”) . Tani ishte vetë këngëtarja që zyrtarizoi dyshimet e saj : gjatë shfaqjes së fundit të turit të saj në Zelandën e Re, ylli i popit më i dashur i planetit përsëriti mosgatishmërinë e saj për turet.

“Të shkosh në tur nuk është një gjë për të cilën jam e prerë. Nuk e di nëse do të shkoj ende në turne , arsyeja e vetme që e bëj jeni ju”. Këngëtarja që ka marrë së fundmi triumfin e shtijeve me albumin 25, e cilësoi turin aktual “suksesin më të madh të karrierës sime” dhe më pas shpjegoi se është shumë e frikësuar për t’u kthyer sërish në skenë”.

“Nuk dua të zhgënjej njerëzit: jam shumë nervoze në skenë, nuk kam guximin të improvizoj ose të marrë iniciativa të tjera”.
Adele është në tur prej 13 muajsh : takimet e fundit (katër koncerte mes qershorit dhe korrikut në stadiumin londinez të Wembley) tashmë janë shitur të gjitha biletat. E ardhmja është një pikëpyetje e madhe./Republica/k.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *