Gjatë ditës së sotme pas “zbulimit”(në fakt rizbulimit, por kujtesa është afatshkurtër) të pensionit mujor të Nexhmije Hoxhës, kanë vërshuar komentet, ironitë e kritikat sidomos në rrjeter sociale.
Ndërsa ne gjykojmë, peshojmë e vëmë në sitë filmate e xhiruar në diktaturë me gjithë propagandën që bartin, ende nuk i kemi larë hesapet me të shkuarën.
Gruaja e diktatorit, është gjykuar vetëm për “kafet” në një gjyq të famshëm e qesharak.
Me dhjetra qindra të vrarë, pushkatuar, internuar, e dënuar në pothuaj pesë dekada, Shqipëria e dënoi gruan e diktatorit e krahun e tij të djathtë për abuzim me kafet.
Pas tragjedisë së kaluar nën regjim, rënia e tij, na vuri para komedive si kjo.
E në vazhdën e këtyre komedive, pyetja që bënin sot prtalet ishte: a doni të dini sa lek merr çdo muaj Nexhmije Hoxha?
Më tej, llogaritej se Nexhmije Hoxha, e veja e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, është një nga 1 mijë veteranët e Kategorisë së Parë, e cila prej 20 vitesh merr një shpërblim prej 3911 lekësh të rinj.
Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë të rinj.
Nexhmije Hoxha ka dalë në pension në vitin 1991 dhe aktualisht merr pensionin më të lartë, afërsisht dyfishi i pensionit minimal edhe për shkak se në kohën e komunizmit, ka qenë zyrtare me paga të larta mbi 1 mijë lekë të rinj në muaj.
Për 41 vite në të gjitha vendimmarrjet e rëndësishme, anëtare e Komitetit Qendror të PPSHsë dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste.
Tani ejani merremi me filmat (per te filet vinte vulen ajo), ejani e bejme sehir- se vetem kete dime te bejme.