Sa në CIA, sa në KGB: E vërteta e “arratisë së madhe” të nazistëve

Kush nuk u bë agjent i CIA-s hyri në KGB, në Stasi-n e Gjermanisë Lindore apo në shërbime të tjera të fshehta. E ka konfirmuar në vitin 2014 edhe revista gjermane Der Spiegel. Disa dokumenta të deklasifikuar konfirmojnë këtë të vërtetë: “ati” i Gjermanisë së pasluftës dhe Europës së bashkuar – udhëheqësi demokristian Konrad Adenauer – ishte në dijeni të rekrutimit të nazistëve nga shërbimet e fshehta gjermane të pasluftës, dhe ato amerikane. Siç thoshte Lenini, shpesh herë, “cinizmi nuk është në fjalët që përshkruajnë realitetin, por në vetë realitetin” .. Në pranverën e vitit 1945, në Europë, zotat kish pak kohë që ishin shembur. Kush kishte aspiruar t’u zinte vendin – Hitleri dhe Musolini në krye – përgatitej të kishte të njëjtin fund. Berlini digjej nën goditjet e Armatës së Kuqe dhe Milano “kapitullonte” përballë Aleatëve dhe partizanëve. Dhe ndërkohë që Gjermania bënte hesapet me provën e humbjes, pjesa tjetër e botës bënte llogaritë me egërsinë e Holokaustit. Pamjet e reportazheve të luftës ishin të pangatërrueshme: njerëz si kavie, të mbyllur në kampe shfarosjeje. Qytete të mbuluar prej tonelata bombash. Kombe të tërë në gjunjë paguanin çmimin e ideologjive të përgjakshme. Dhe në ata muaj të fillimit të 1945-ës, shumë hierarkë nazistë u përpoqën të shpëtojnë …(bota.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *