“Shqiptarët” e Hasan Prishtinës

Në pasditen e 10 qershorit të vitit 1909, rreth orës 15 e 10 minuta, Ferid Pashë Vlora, ministër i Brendshëm i Perandorisë, ia kishte mësyrë foltores së Parlamentit në seancën e 98-të të tij, shkruan historiani Shasivar Kabashi në shkrimin ekskluziv të botuar në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Ato çfarë kishte për të thënë, i kishte përmbledhur në raportin e tij që për subjekt kishin revoltën e kosovarëve në dimrin e 1908-1909-s, si dhe fushatën ushtarake të Xhavit Pashës në këto anë.

Pasi mbrojti veprimet e pashait dhe argumentoi përdorimin e forcës për shtypjen e kryengritjes, kjo i revoltoi bashkëkombësit e tij shqiptarë në parlament, të cilët replikat nuk i ndalën as në seancat vijuese, kurse njëri nga ta – Hasan bej Prishtina, vetëm dy ditë pas këtyre fjalëve të vlonjatit, në gazetën “Tanin” do të shkruante një artikull në lidhje me këtë temë, me titull “Shqiptarët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *