Këto fotografi janë pjesë e një koleksioni të rrallë të aktores ikonë të Hollywood-it, Elizabeth Taylor.
Ato janë ekspozuar në ekspozitë falë bashkëpunimit me fondacionin në ndihmë të të prekurve me SIDA “The Elizabeth Taylor AIDS Foundation”, i cili shënon 30 vjetorin që kur aktorja nisi fushatën e saj në ndihmë të të sëmurëve.
Në këto shkrepje paraqitet jeta e përditshme e aktores, nga xhirimet e deri te zbavitjet dhe koha e lirë.