Dy gra që janë të detyruar të punojnë si skllave seksi për ushtrinë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore e kanë kundërshtuar marrëveshjen e fundit midis Japonisë dhe Koresë së Jugut për “Comfort women” , duke thënë se kjo i bënte ato të dukeshin si budallaçka.
Lee Ok-sun, 88 vjeçe dhe Kang Il-Chul, 87 vjeçe thanë gjatë një vizite në Tokio të martën se kjo marrëveshje nuk ishte konsultuar me femrat që i janë nënshtruar asaj skallavërie, ndaj i drejtuan një thirrje kryeministri japonez, Shinzo Abe, për të ofruar një falje ballë për ballë dhe të ofrojnë kompensim zyrtar.
“Kjo marrëveshje na ka bërë të duken si budallaçka”, – u tha Kang gazetarëve. “U ra dakord pa u konsultuar. Si mund ata të bien dakord dhe të na lënë ne në anën që ata duan? Unë jam e tërbuar nga kjo gjë”, tha 87 vjeçarja.
Muajin e kaluar, Japonia dhe Korea e Jugut ka arritur një përparim të dukshëm në mosmarrëveshjen e gjatë Kur Tokyo pranoi të japë 1 miliard jenë për një fond të Koresë së Jugut, i ngritur me qëllim që të ndihmojë të mbijetuarit.
Kryeministri japonez Abe ofroi një apologji të tërthortë “për të gjitha gratë që iu nënshtruan përvojave pafund dhe të dhimbshme dhe pësuan plagë të panumërta fizike dhe psikologjike si skllave seksi ( “comfort women” ose në japonisht ianfu)”.
Tokio gjithashtu ka pranuar rolin e autoriteteve të saj ushtarake në skllavërinë seksuale të grave, por shmangi çdo pranim të përgjegjësive ligjore, duke e cilësuar fondin e lekëve thejsht si një gjest humanitar.
Nga ana tjetër Seuli deklaroi se ata kanë pranuar zgjidhjen e çështjes “përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme”, duke shtuar se nuk do ta ngrenë si problem tek Kombet e Bashkuara ose në forume të tjera ndërkombëtare.
Por marrëveshja është kritikuar ashpër nga gratë e mbijetuara dhe mbështetësit e tyre.
Nga 238 gratë koreano-jugore që ishin të njohura zyrtarisht si viktima të skllavërisë seksuale nga ushtria japoneze gjatë luftës, vetëm 46 prej tyre janë gjallë me një moshë mesatare 89 vjeçe.
(“Comfort women”— femrat që shfrytëzoheshin seksualisht nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore)
(Pasqyre.al)