Orkestra e Piazza Vittorio koncert në Tiranë, ndërthurje e kulturës dhe traditës

Trembëdhjetë muzikantë nga dhjetë vende që flasin nëntë gjuhë të ndryshme do të vijnë me një koncert në Tiranë, duke sjellë një ndërthurje të kulturës dhe traditës së vendeve që përfaqësojnë. Koncerti organizohet nga Instituti Italian i Kulturës mbështetur nga Ministria e Kulturës, në ambientet e  Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Së bashku, ata transformojnë rrënjët dhe kulturat e tyre të ndryshme në një gjuhë të vetme, në muzikë. Kjo është Orkestra e Piazza Vittorio. Duke filluar nga muzika tradicionale e secilit vend, duke e përzjerë dhe me rock, pop, reggae dhe muzikë klasike, arrihet në tingujt unikë të OPV (orkestra e Piazza Vittorio) .

Një bashkim i kulturave dhe traditave, kujtimeve, tingujve të vjetër dhe të rinj, instrumentave të panjohur, melodive universale, zërave nga bota.
Nga shpëtimi i kinemasë historike Apollo në Romë që rrezikohej të kthehej në një sallë bingo, merr jetë ideja e krijimit të një Orkestre.

E konceptuar dhe krijuar nga Mario Tronco dhe Agostino Ferrente, Orkestra e Piazza Vittorio lindi në vitin 2002 brenda Shoqatës Apollo 11, një projekt i mbështetur nga artistë, intelektualë dhe operatorë kulturorë të cilët dëshironin të vlerësonin zonën Esquilino të Romës, ku italianët janë një pakicë etnike. Orkestra e Piazza Vittorio është një realitet unik.

Ky koncert do të mbahet më datën 23 mars, tek Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse në Tiranë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *